Dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, Apeli liron nga “arresti shtëpiak” avokatin

Apeli i juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga arresti shtëpiak avokatin Redi Llanaj, i cili në fillim të këtij muaji dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës. Vendimi për lirim erdhi në këmbim të garancisë pasurore prej 5 milionë lekë të vjetra. Ngjarja u regjistrua më datë 10 tetor, ku Llanaj gjatë një konflikti në ambientet […] The post Dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, Apeli liron nga “arresti shtëpiak” avokatin appeared first on Ditar.al.

Dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, Apeli liron nga “arresti shtëpiak” avokatin

Apeli i juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga arresti shtëpiak avokatin Redi Llanaj, i cili në fillim të këtij muaji dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës.

Vendimi për lirim erdhi në këmbim të garancisë pasurore prej 5 milionë lekë të vjetra.

Ngjarja u regjistrua më datë 10 tetor, ku Llanaj gjatë një konflikti në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin e sigurisë të këtij institucioni, shtetasin F. M., 60 vjeç, i cili mori dëmtime në fytyrë.

Por si nisi konflikti?

Avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në gjykatë duke thënë se e kishin thirrur. Por roja i është përgjigjur duke i thënë që nuk kishte dijeni apo të ishte informuar që avokati të ishte thirrur në gjykatë. Pasi punonësi i sigurisë nuk e lejoi të futej brenda gjykatës, avokati e ka dhunuar 60 vjeçarin.

The post Dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, Apeli liron nga “arresti shtëpiak” avokatin appeared first on Ditar.al.