Çështja Beleri, Ministri i Jashtëm grek pas takimit me Ramën: Shqipëria po devijon dukshëm
Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis ka thënë se ka një devijim të vazhdueshëm nga pala shqiptare, përsa i përket çështjes së Fredi Belerit. Këto komente ai i bëri për mediet greke pas takimit që mbajti sot me kryeministrin Edi Rama në ambjentet e Kryeministrisë. “Ky refuzim i vazhdueshëm përbën një devijim të dukshëm nga […] The post Çështja Beleri, Ministri i Jashtëm grek pas takimit me Ramën: Shqipëria po devijon dukshëm appeared first on Newsbomb Albania.

Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis ka thënë se ka një devijim të vazhdueshëm nga pala shqiptare, përsa i përket çështjes së Fredi Belerit.
Këto komente ai i bëri për mediet greke pas takimit që mbajti sot me kryeministrin Edi Rama në ambjentet e Kryeministrisë.
“Ky refuzim i vazhdueshëm përbën një devijim të dukshëm nga shteti i së drejtës evropiane dhe sigurisht nga prezumimi i pafajësisë”, tha Gerapetritis për mediet helene.
Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, akuzohen për blerje votash.
Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.
The post Çështja Beleri, Ministri i Jashtëm grek pas takimit me Ramën: Shqipëria po devijon dukshëm appeared first on Newsbomb Albania.