“Jo në emrin tim” – shqiptarët protestojnë sonte në Stuttgart kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

“Jo në emrin tim” – shqiptarët protestojnë sonte në Stuttgart kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Bashkatdhetarët që jetojnë në Gjermani janë ftuar të marrin pjesë në protestën që do të mbahet sonte në Stuttgart, në shenjë kundërshtimi ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Protesta, e organizuar nga të rinj shqiptarë në Gjermani, është paralajmëruar të nisë në orën 19:00.

Motoja e protestës është “Jo në emrin tim”, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se tubimi është lejuar nga policia e qytetit të Stuttgartit.

Pjesëmarrësit janë ftuar të marrin me vete flamurin kombëtar dhe emblemën e UÇK-së, si dhe të veshin ngjyrat kuq e zi.

Protesta vjen pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilat dënuan ish-krerët e UÇK-së për akuzat e ngritura ndaj tyre.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.