“Shkrihen akujt”, Albin Kurti konfirmon pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit që zhvillohet në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në mbledhjen në kuadër të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në 16 Tetor në Tiranë. Lajmi është konfirmuar për mediat nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Pjesëmarrja e Kurtit në këtë mbledhje mund të shihet edhe si një “shkrirje akujsh” mes tij […] The post “Shkrihen akujt”, Albin Kurti konfirmon pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit që zhvillohet në Tiranë appeared first on Ditar.al.

“Shkrihen akujt”, Albin Kurti konfirmon pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit që zhvillohet në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në mbledhjen në kuadër të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në 16 Tetor në Tiranë.

Lajmi është konfirmuar për mediat nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Pjesëmarrja e Kurtit në këtë mbledhje mund të shihet edhe si një “shkrirje akujsh” mes tij dhe kryeministrit Rama, me të cilin ka pasur përplasje të vazhdueshme.

Kurti nuk e priti Ramën në turin që ky i fundit zhvilloi në Ballkan në kuadër të përgatitjeve, pasi më herët kryeministri i Shqipërisë kishte anuluar mbledhjen mes dy qeverive për shkak se Kosova nuk pranonte marrëveshjen me Serbinë.

Në samit do të jenë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti i Francës Emmanuel Macron, si edhe presidentja e Komisionit Europian, Urusula von der Leyen.

The post “Shkrihen akujt”, Albin Kurti konfirmon pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit që zhvillohet në Tiranë appeared first on Ditar.al.