Kaçaniku: Çmimet në Kosovë ndikohet nga importet – dyshoj për trukime dhe monopolizim të tregut
Selatin Kaçaniku, nga organizata joqeveritare Konsumatori, ka folur për rritjen e çmimeve dhe faktorët që po ndikojnë në stabilitetin ekonomik në vend, në një lidhje direkte në emisionin e mëngjesit “Dita e re” në Kanal10. “Ajo që mund ta marrim ne si arsyetim është se çmimet janë të ndikuara jashtëzakonisht shumë nga tregu global, te ne


Selatin Kaçaniku, nga organizata joqeveritare Konsumatori, ka folur për rritjen e çmimeve dhe faktorët që po ndikojnë në stabilitetin ekonomik në vend, në një lidhje direkte në emisionin e mëngjesit “Dita e re” në Kanal10.
“Ajo që mund ta marrim ne si arsyetim është se çmimet janë të ndikuara jashtëzakonisht shumë nga tregu global, te ne në Kosovë dhe importet. Siç e dimë, 90 për qind të nevojave tona i importojmë, dhe bashkë me importin e mallrave të ndryshme ne importojmë edhe çmimin edhe inflacionin,” ka thënë Kaçaniku.
Ai ka shtuar se mungesa e përfaqësuesve tregtarë në konsullata apo ambasada po e vështirëson menaxhimin e tregut dhe furnizimeve, duke ngritur dyshime për manipulime nga importuesit.
“Unë për veten time kam shumë dyshime tek importuesit dhe mendoj që ka trukime çmimesh importi dhe edhe tentime të monopolizimit të tregut,” theksoi ai.
Sipas Kaçanikut, përvoja e qytetarëve nga mërgata është një tregues i qartë i dallimeve mes çmimeve dhe cilësisë së produkteve:
“Kur familjarët tanë nga mërgata na tregojnë për dallimet e çmimeve dhe të cilësisë, kjo vetëm e vërteton se tregu ynë është i deformuar.” /Gazeta10