Kanadaja sheh luftë të zgjatur tregtare me SHBA

Pavarësisht se foli dje me Trump për tregtinë ndërkufitare, kryeministri kanadez parashikon se tarifat amerikane do të vazhdojnë. “Fokusi që kemi tani është në zvogëlimin e ndikimeve të tarifave,” u tha Trudeau gazetarëve. “Mund të konfirmoj se ne do të vazhdojmë të jemi në një luftë tregtare që u nis nga Shtetet e Bashkuara për [...]Read More...

Kanadaja sheh luftë të zgjatur tregtare me SHBA

Pavarësisht se foli dje me Trump për tregtinë ndërkufitare, kryeministri kanadez parashikon se tarifat amerikane do të vazhdojnë.

“Fokusi që kemi tani është në zvogëlimin e ndikimeve të tarifave,” u tha Trudeau gazetarëve.

“Mund të konfirmoj se ne do të vazhdojmë të jemi në një luftë tregtare që u nis nga Shtetet e Bashkuara për një të ardhme të parashikueshme. Kanadezët duhet të vazhdojnë të blejnë kanadez, të vazhdojnë të mbrojnë njëri-tjetrin.”

Trump vendosi tarifa prej 25 për qind mbi importet kanadeze, duke bërë që Otava të vendosë masa hakmarrëse tregtare ndaj mallrave amerikane./abcnews.al