Kryeprokurori i Elbasanit takim me Altin Dumanin, SPAK pritet të marrë në dorë dosjen “Kurrë mos harro”
Kreshnik Ajazi, drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit dhe prokurori që po heton dosjen “Kurrë mos harro”, në të cilën janë dokumentuar krimet e bandës së Laert Haxhiut, është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Pritet që me drejtuesin e kësaj prokurorie, Altin Dumanin, të bisedojë pikërisht për këtë çështje, pasi ka indicie për grup të […] The post Kryeprokurori i Elbasanit takim me Altin Dumanin, SPAK pritet të marrë në dorë dosjen “Kurrë mos harro” appeared first on Ditar.al.

Kreshnik Ajazi, drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit dhe prokurori që po heton dosjen “Kurrë mos harro”, në të cilën janë dokumentuar krimet e bandës së Laert Haxhiut, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Pritet që me drejtuesin e kësaj prokurorie, Altin Dumanin, të bisedojë pikërisht për këtë çështje, pasi ka indicie për grup të strukturuar kriminal.
Nëse diçka e tillë konfirmohet, SPAK do të jetë organi i akuzës që do të hetojë dosjen. I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka treguar të gjitha vrasjet në të cilat ka marrë pjesë apo është në dijeni. Deri më tani Policia ka arrestuar 12 persona dhe ka shpallur në këkrim disa të tjerë, ndërkohë që janë zbardhur 20 ngjarje kriminale, mes tyre edhe 6 vrasje.
Prokuroria dyshon se Tafani ka dijeni edhe mbi të tjera vrasje, ndaj e ka marrë në pyetje disa herë, teksa po punohet edhe për ekstradimin e Laert Haxhiut në vendin tonë, për shkak se ai qëndron në burg në Greqi. Vetë Haxhiu nuk e pranon ekstradimin, pasi sipas tij i rrezikohet jeta nga Aldo Bare, rivali i tij prej vitesh.
The post Kryeprokurori i Elbasanit takim me Altin Dumanin, SPAK pritet të marrë në dorë dosjen “Kurrë mos harro” appeared first on Ditar.al.