KSHZ: Votimi po zhvillohet pa pengesa, deri në ora 16 kanë votuar 2.762 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm
Votimi ka filluar në ora 7 të mëngjesit dhe po zhvillohet pa pengesa në të gjithë komunat dhe Qytetin e Shkupit. Nga gjithsej 4.826 persona të sëmurë ose të pafuqishëm të cilët e realizojnë të drejtën e tyre të votës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, deri në ora 16 kanë votuar 2.762 votues, […]

Votimi ka filluar në ora 7 të mëngjesit dhe po zhvillohet pa pengesa në të gjithë komunat dhe Qytetin e Shkupit. Nga gjithsej 4.826 persona të sëmurë ose të pafuqishëm të cilët e realizojnë të drejtën e tyre të votës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, deri në ora 16 kanë votuar 2.762 votues, informoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), njofton Portalb.mk.
“Nga 14 institucione ndëshkuese korrektuese, ku të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 1.256 persona të cilët janë në vuajtje të dënimit me burg ose paraburgim, deri në ora 16 kanë votuar 380 votues. Nga 214 persona të vendosur në institucione për kujdes jashtëfamiljar deri në ora 16 kanë votuar 78 votues”, kumtoi KSHZ-ja.
Në rrethin e dytë zgjedhjeve lokale 2025, nesër do të votohet për kryetarë të komunave në 31 komuna dhe në Qytetin e shkupit, si dhe në tre vendvotime në Shuto Orizarë për këshilltarë.
Të drejtë vote kanë 1. 013. 375 qytetarë.
Maqedonia e Veriut më 19 tetor mbajti rundin e parë të zgjedhjeve të teta lokale që nga pavarësia e shtetit. Në zgjedhjet lokale, të drejtë vote kishin 1.832.415 qytetarë, të cilët mund të votonin në 3.474 vendvotime.

