Madonna me një deklaratë të fortë lidhur me luftën në Izrael

Këngëtarja ikonike, Madonna ka shprehur solidaritetin me Izraelin, teksa po zhvillon një luftë me organizatën terroriste Hamas. “Ajo që po ndodh në Izrael është shkatërruese. Të shikosh të gjitha këto familje dhe veçanërisht fëmijët duke u grumbulluar, sulmuar dhe vrarë në rrugë është zemërthyese”, postoi ajo në Instagram së bashku me një video të dhunës […] The post Madonna me një deklaratë të fortë lidhur me luftën në Izrael appeared first on Albanian Post.

Madonna me një deklaratë të fortë lidhur me luftën në Izrael

Këngëtarja ikonike, Madonna ka shprehur solidaritetin me Izraelin, teksa po zhvillon një luftë me organizatën terroriste Hamas.

“Ajo që po ndodh në Izrael është shkatërruese. Të shikosh të gjitha këto familje dhe veçanërisht fëmijët duke u grumbulluar, sulmuar dhe vrarë në rrugë është zemërthyese”, postoi ajo në Instagram së bashku me një video të dhunës kundër civilëve izraelitë.

“Imagjinoni sikur kjo të ndodhte me ju? Është e pakuptueshme. Konfliktet nuk mund të zgjidhen kurrë me dhunë. Fatkeqësisht, njerëzimi nuk e kupton këtë të vërtetë universale. Nuk e ka kuptuar kurrë”, ka shtuar ajo.

Ylli i hitit “Toxic” ka thënë se në këtë betejë është në krahun e izraelit, derisa popullin izraelit e ka cilësuar “viktimë”.

“Ne jetojmë në një botë të shkatërruar nga urrejtja. Zemra ime është për Izraelin. Për familjet dhe shtëpitë që janë shkatërruar. Për fëmijët që kanë humbur. Për viktimat e pafajshme që janë vrarë. Për të gjitha vuajtjet. Unë lutem për ju Le të lutemi të gjithë. Për Izraelin, për paqen”, përfundoi ajo.

Bilanc tragjik vijon të rëndohet pas dyluftimeve mes militantëve të Hamasit dhe IDF-së (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit).

Të paktën 800 persona kanë mbetur të vrarë në Izrael, me 2 mijë e 243 të plagosur, thotë Ministria e Shëndetësisë.

Luftimet midis forcave izraelite dhe terroristëve të Hamasit po vazhdojnë në shtatë deri në tetë lokacione rreth Rripit të Gazës brenda Izraelit, thotë tani IDF-ja.

“Ne jemi ende duke luftuar. Ka nga shtatë deri në tetë vende të hapura rreth Gazës (ku) ne kemi ende luftëtarë që luftojnë terroristët”, u tha gazetarëve zëdhënësi ushtarak Richard Hecht.

800 viktima në Izrael dhe 560 në Gaza – Situata në disa qytete izraelite ‘ende shumë e tensionuar’

 

The post Madonna me një deklaratë të fortë lidhur me luftën në Izrael appeared first on Albanian Post.