MASh: Shpërndarja e teksteve shkollore për klasën e gjashtë do të realizohet edhe gjatë fundjavës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se tekstet shkollore për klasën e gjashtë, të cilat tanimë janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve Shkollore dhe kanë marrë  publikimin CIP, tanimë janë duke u shtypur dhe shpërndarë në shkolla. Përgjegjësit për shpërndarjen e Tekteve Shkollore janë të angazhuar dhe të përkushtuar maksimalisht, në marrëveshje me udhëheqësin […]

MASh: Shpërndarja e teksteve shkollore për klasën e gjashtë do të realizohet edhe gjatë fundjavës
Ministria e Arsimit dhe Shkencës MASH, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se tekstet shkollore për klasën e gjashtë, të cilat tanimë janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve Shkollore dhe kanë marrë  publikimin CIP, tanimë janë duke u shtypur dhe shpërndarë në shkolla. Përgjegjësit për shpërndarjen e Tekteve Shkollore janë të angazhuar dhe të përkushtuar maksimalisht, në marrëveshje me udhëheqësin e shkollës që ti shpërndajnë  edhe gjatë kësaj fundjave, thonë nga kjo Ministri, transmeton Portalb.mk.

Tekstet shkollore të gjuhës shqipe dhe të shkencave natyrore në gjuhën maqedonase për klasën e gjashtë, për të cilat pas miratimit nga Komisioni Kombëtar për Tekste Shkollore, është marrë  publikimi CIP më 27 shtator, gjegjësisht më 29 shtator, ndërsa marrëveshjet me autorët janë nënshkruar më 2 tetor, janë futur në procesin e shtypjesë dhe shpërndarjesë.

Ndërsa Tekstet Shkollore  në gjuhën maqedonase dhe të shkencave natyrore me mësim në gjuhën shqipe morën publikim CIP më 4 tetor, ndërsa marrveshjetë me autorët u lidhën sot dhe menjëherë iu dorëzuan operatorit ekonomik të përzgjedhur për redaktim grafik, shtypje, pas së cilës shpërndarja do të të kryhet gjatë javës së ardhshme.

Për Tekstin Shkollor në lëndën e  matematikës sot është nënshkruar  marrëveshje me autorët.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se në pajtueshmëri me planin për reformimin e arsimit fillor, në vitin e ri shkollor janë përpiluar plane dhe programe të të reja  mësimore për klasat e treta dhe të gjashta dhe në bazë të tyre nxënësit do të marrin edhe Tekstet e reja Shkollore. Tekstet  Shkollore të klasës së tretë u shpërndan plotësisht muajin e kaluar”, shtojnë nga Ministria.

Kujtojmë se Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, ka marrë vendim për ngritjen e padisë në gjykatën civile për mbrojtje nga diskriminimi në interes publik për mungesë tekstesh.

“Ajo që konstatuam në punën tonë. Në atë rast, Komisioni do të jetë një nga palët në mosmarrëveshje dhe do të fillojë me përfaqësimin strategjik të interesave të nxënësve. Është në interesin e tyre të marrin arsim cilësor, dhe kjo do të thotë tekst shkollor për çdo lëndë, në çdo klasë dhe në çdo gjuhë në të cilën zhvillohet mësimi. Shteti, pra Ministria e Arsimit do të paditet. Ne jemi duke e përgatitur padinë dhe do ta paraqesim së bashku me partnerët tanë strategjikë, Shoqatën e juristëve të rinj të Maqedonisë”, tha Bendevska.

Konfirmimi se nxënësit e klasave të treta dhe të gjashta nuk do të marrin tekste të reja sipas Konceptit të ri për arsimin fillor, erdhi në fund të gushtit nga përgjegjës të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ministri Shaqiri ka premtuar se vonesa nuk do të jetë si vitin e kaluar shkollor e cila, siç tha, “nuk ka qenë i lehtë” sepse ka pasur programe të reja mësimor për katër klasa. Ky do të jetë vit ndryshe shkollor për shkak se MASH-i, theksoi Shaqiri, po përgatitet nga fillimi i këtij viti kalendarik.

Ndryshe, fëmijët e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta, materialet mësimore të të cilëve ndryshoheshin, nuk kishin libra vitin e kaluar shkollor. Në vend të librave, Ministria e Arsimit, së bashku me Byronë për zhvillimin e arsimit,  edhe atëherë përgatitën materiale për të ruajtur vazhdimësinë e teksteve.

Për disa klasa vonesa e teksteve vitin e kaluar zgjati deri në gjysmëvjetorin e dytë.