Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, zbardhet agjenda

Ditën e hënë, Tirana do të presë një nga samitet më të rëndësishëm ndërkombëtar, atë të Procesit të Berlinit. Siç u njoftua nga autoritetet, duke nisur që sot në orën 20:00 dhe 24 orët e ardshme, rrugët kryesore të kryeqytetin do të jenë të bllokuar me qëllim mbarëvajtjen e këtij samiti. Procesi i Berlinit do […] The post Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, zbardhet agjenda appeared first on Newsbomb Albania.

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, zbardhet agjenda

Ditën e hënë, Tirana do të presë një nga samitet më të rëndësishëm ndërkombëtar, atë të Procesit të Berlinit.

Siç u njoftua nga autoritetet, duke nisur që sot në orën 20:00 dhe 24 orët e ardshme, rrugët kryesore të kryeqytetin do të jenë të bllokuar me qëllim mbarëvajtjen e këtij samiti. Procesi i Berlinit do të zhvillohet për herë të parë në një vend jo anëtarë të BE.

Kryeministria ka zbardhur agjendën e plotë për këtë samit, i cili do të nisë në orën 11:00 ditën e nesërme te Piramida, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku liderët evropianë do të priten nga kryeministri Edi Rama.

Më tej, Rama do të mbajë fjalën hapëse ku më pas do t’ia pasojë kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz. Fjalën në këtë samit do e mbajë më pas Presidentja e Komsionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila ishte e para nga lideret që mbërriti në Tiranë.

Më tej fjalën do e ketë Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel e ndërkohë me rëndësi do të jetë ora 17:45 ku do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp mes liderëve. Samiti i Procesit të Berlinit pritet të përfundojë rreth orës 19:30 pas ceremonisë inaguruese të Piramidës.

Agjenda e plotë

11:00 – Mbërritja dhe pritja, mundësi foto e liderëve me mikpritësin e samitit: Vendodhja: Tek Piramida, Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”

11:30 Fjala e hapjes (3 minuta)

H.E. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë H.E. Olaf Scholz, kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë

H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

H.E. Charles Michel, President i Këshillit të BE-së

12:00 – Sesioni I i Punës: “Integrimi i Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE” Vendi: Salla kryesore e Piramidës

Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)

13:30 – Foto familjare

14:00 – Dreka e punës: “Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe çështjet dypalëshe: Drejt një paradigme të re evropiane” Vendi: restorant Padam

15:30 – Sesioni II i punës: “Mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje” Vendi: Salla kryesore e Piramidës

Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)

16:45 – Përurimi i Kolegjit të Evropës, Tiranë

Përshëndetje nga znj. Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës

Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit

Znj. Majlinda Dhuka, Sekretare e Shtetit për Integrime Evropiane, She

Negociator

H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Ora 17:30 – Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohje Reciproke të Vendi i Kualifikimit Profesional: Piramida

17:45-Konferencë e përbashkët për shtyp

H.E Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

H.E. Olaf Scholz, kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë H.E Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

Vendi: Piramida

18:30 – Ceremonia e hapjes së Piramidës

Video projeksion i Piramidës

Fjalimet (Kryetari i AADF, Përfaqësues i TUMO-s, Kryetar i Bashkisë Tiranë, Kryeministri Rama)

Përvoja e shfaqjes së dritës në VR

Turne me guidë në Demonstrimin e Robotikës Piramidale. Në këtë event dhe turne janë të ftuar edhe bashkëshortët e liderëve

19:30 – Fundi i eventit

The post Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, zbardhet agjenda appeared first on Newsbomb Albania.