Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, qeveria shpall 2 Nëntorin ditë zie kombëtare

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos. Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste u nda nga jeta ditën e sotme, pasi qëndronte prej disa javësh në spital, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por fatkeqësisht nuk ia doli dot. Ndërkohë […] The post Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, qeveria shpall 2 Nëntorin ditë zie kombëtare appeared first on Ditar.al.

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, qeveria shpall 2 Nëntorin ditë zie kombëtare

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos.

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste u nda nga jeta ditën e sotme, pasi qëndronte prej disa javësh në spital, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por fatkeqësisht nuk ia doli dot.

Ndërkohë po të dielën e 2 Nëntorit në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohen homazhet shtetërore në nder të Fatos Nanos.

Fatos Nano ishte një nga figurat më të rëndësishme të politikës në vendin tonë.

Ai drejtoi Partinë Socialiste nga viti 1991 derinë vitin 2005, duke shërbyer edhe 3 herë si kryeministër i vendit.

“Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.

Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.

Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.

Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror, do të transmetojë muzikë funebre. Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore

Pallati i Kongreseve, Tiranë:

08:30 – 11:00 – Homazhe publike

11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet

12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës

Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë”- thuhet në njoftim.

The post Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, qeveria shpall 2 Nëntorin ditë zie kombëtare appeared first on Ditar.al.