Nisin patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë

Nisin patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë
Nga sot kanë nisur patrullimet e përbashkëta të zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy policive.
Ky angazhim i përbashkët synon forcimin e bashkëpunimit profesional, rritjen e sigurisë rrugore dhe ofrimin e një shërbimi sa më efikas për qytetarët dhe të gjithë përdoruesit e rrugëve, veçanërisht gjatë sezonit veror kur qarkullimi ndërmjet dy vendeve shënon rritje të konsiderueshme.
Patrullimet realizohen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë ndërmjet dy policive, duke reflektuar partneritetin e ndërtuar ndër vite dhe angazhimin e përbashkët për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e aksidenteve në trafik dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia e Kosovës vlerëson lart bashkëpunimin me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe mbetet e përkushtuar në zhvillimin e iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në sigurinë e qytetarëve të të dy vendeve.
Organet ftojnë të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit dhe të kontribuojnë në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë.
Me pak fjalë
Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë kanë nisur patrullime të përbashkëta në territorin e Shqipërisë për të rritur sigurinë rrugore dhe forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve gjatë sezonit veror.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.




