Nuk mund të flini? Lëkura juaj mund të jetë fajtore
Një studim i ri global thotë se 42% e pacientëve me sëmundje të lëkurës vuajnë nga çrregullime të gjumit. Gjetjet dolën nga një nismë gjithëpërfshirëse ndërkombëtare kërkimore, Projekti ALL, e cila analizoi më shumë se 50,000 të rritur në 20 vende në pesë kontinente për të vlerësuar ndikimin e sëmundjeve të lëkurës. Projekti zbuloi se […] The post Nuk mund të flini? Lëkura juaj mund të jetë fajtore appeared first on Klan Kosova.

Një studim i ri global thotë se 42% e pacientëve me sëmundje të lëkurës vuajnë nga çrregullime të gjumit.
Gjetjet dolën nga një nismë gjithëpërfshirëse ndërkombëtare kërkimore, Projekti ALL, e cila analizoi më shumë se 50,000 të rritur në 20 vende në pesë kontinente për të vlerësuar ndikimin e sëmundjeve të lëkurës.
Projekti zbuloi se këto shqetësime të gjumit kanë implikime më të gjera në cilësinë e jetës së pacientëve.
Gati gjysma, 49%, e pacientëve me sëmundje të lëkurës raportuan ulje të produktivitetit në punë, në kontrast me vetëm një në pesë (19%) pjesëmarrës pa sëmundje të lëkurës.
Simptomat kryesore që preknin gjumin e pacientëve me sëmundje të lëkurës ishin kruajtje në 60% dhe ndjesi djegieje ose ndjesi shpimi gjilpërash në 17%.
Përveç kësaj, pacientët me sëmundje të lëkurës përjetuan një ndjenjë lodhjeje më shpesh pas zgjimit (81% kundrejt 64% në popullatën pa sëmundje të lëkurës); periudhat e përgjumjes gjatë ditës (83% kundrejt 71%); ndjesi shpimi gjilpërash në sy (58% kundrejt 42%); dhe gogësitë e përsëritura (72% kundrejt 58%).
“Studimi ynë është i pari që nxjerr në pah ndikimin e konsiderueshëm të çrregullimeve të gjumit në funksionimin fizik të pacientëve me sëmundje të lëkurës”, tha autori kryesor, Dr. Charles Taieb.
“Ato çojnë në një përkeqësim të ndjeshëm të cilësisë së jetës. Këto rezultate theksojnë nevojën për zbulimin e hershëm dhe menaxhimin efektiv të çrregullimeve të gjumit”.
Gjetjet do të prezantoheshin të premten në Kongresin e Akademisë Evropiane të Dermatologjisë dhe Venerologjisë në Berlin. /Klankosova.tv
The post Nuk mund të flini? Lëkura juaj mund të jetë fajtore appeared first on Klan Kosova.