Rama i zhgënjyer me Kurtin: Asociacioni, litar në këmbët e Kosovës! Ç’më tha Clinton
Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën e tij në Kuvend, për ngjarjet në veri të Kosovës, ku më 24 shtator mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Ai tha se Serbia për turpin e saj ka mbuluar me flamurin e zisë kombëtare trupat e terroristëve që hynë në Kosovë. Kjo fjalë e shefit të qeverisë […] The post Rama i zhgënjyer me Kurtin: Asociacioni, litar në këmbët e Kosovës! Ç’më tha Clinton appeared first on Newsbomb Albania.

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën e tij në Kuvend, për ngjarjet në veri të Kosovës, ku më 24 shtator mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Ai tha se Serbia për turpin e saj ka mbuluar me flamurin e zisë kombëtare trupat e terroristëve që hynë në Kosovë.
Kjo fjalë e shefit të qeverisë shqiptare vjen në ditën që Kuvendi pritet të votojë rezolutën për dënimin e Serbisë dhe nisjen e një hetimi ndërkombëtar.
“Për qametin e madh të mendjeve që 10 vjet çfarë nuk lëshojnë nga goja, halli është si të mos lihet rast për të më masakruar mua dhe Partinë Socialiste. Ja përse në Prishtinë dhe në Tiranë, nga profile publike, diplomatike, apo false u nxit menjëherë pas ngjarjes së Banjskës kundër meje personalisht, si vëllai i Vuqiqit.
Ishte e dhimbshme të shikoje në të dy anët e kufirit daljen aq ashiqare në pa të keq-shfrytëzimit të jetës së humbur të policit të vrarë, për të rritur mbështetjen politike, duke lëshuar rrugëve gjuhët e mxhelisit politik, që të rentabilizohej sa më shumë revolta e shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri, ndaj personit tim gati gati si të isha bashkë-organizator në atë vrasje”, u shpreh Rama.
Po ashtu, kryeministri ka shprehur sot në Kuvend zhgënjimin e tij me reagimin e Kosovës, sulmet publike e politike ndaj tij, menjëherë pas sulmit të Serbisë, duke e etiketuar si “vëllai i Vuqiqit”
“Unë përsërita qëndrimin tim të njohur, e kam thënë në Samitin e NATO-s, mbi domosdoshmërinë e marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR-. Asociacioni nuk duhet mbajtur si litar në këmbë që veç e pengon Kosovën në rrugën e saj dhe e largon objektivin për t’u bërë pjesë e NATO, Be. Ai litar duhet këputur. Nuk duhet shkencë, duhet logjikë elementare.
Duke mos u bërë, ajo është kthyer në një litar. Do vazhdojë të shtrëngojë pa asnjë arsye të qenësishme këmbët e Republikës së Kosovës. Kosova sot po rrezikon ta humbasë shancin historik që i jep plani frank-gjerman. Nëse Asociacioni bëhet si duhet, në bashkëpunim me aleatët, Serbia nuk do të lëviz dot aq lirshëm”, vijoi Edi Rama.
Edi Rama u ndal dhe te vizita e presidentit Bill Clinton këtë korrik në Tiranë, dhe mesazhin që ai i ka dhënë për “miqtë” në Prishtinë.
“Kur presidenti Clinton erdhi në Tiranë, më tha: Thuaju miqve të mi në Prishtinë të mos e humbin mundësinë e planit franko-gjerman. Tregoju si e humbi Arafati dokumentin e marrëveshjes (me Izraelin), pak javë para se unë të dilja nga Shtëpia e Bardhë.
Kosova, shtoi kryeçlirimtari i 1999, jo vetëm ë nuk duhet t’i zhgënjejë miqtë e saj, por duhet të finalizojë paqen. Por të finalizosh paqen, duhet më shumë kurajo se të nisesh luftën”, vijoi Edi Rama.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama në Kuvend:
Shpallja e zisë kombëtare nga autoritetet e Beogradit për kriminelët e eleminuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, pasi i morën jetën një polici të Kosovës, ishte shëmbëlltyra e gjallë e hijes së të shkuarës, e cila bashkëjeton me Serbinë qysh nga disfata finale e 1999, si hija që e ndjek kudo njeriun sapo del drita.
Për herë të parë, në të paktën 10 vitet e fundit, Shqipëria nuk u linjëzua me deklaratën e BE. Ajo deklaratë ishte kryekëput për Kosovën dhe detyrat e saj dhe s’kishte asnjë gërmë për Serbinë.
Për ne, që nuk kishim asnjë rezervë për deklaratën në vetëvete, se Kosova duhet të reflektojë për kritikat e Brukselit e Uashingtonit, ishte e papranueshme që deklarata të dilte sikur asgjë tjetër nuk kishte ndodhur.
Të paktën, në kujtesën time, ngjarja më e rëndë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi qysh nga viti 1999. Ngjarja ishte pasuar nga një akt i papranueshëm zyrtar, shpallja e zisë. Ne ua bëmë të qartë miqve në Bruksel, se në prisnim një deklaratë të dytë që të dënoheshin qoftë organizatorët e agresionit kriminal, qoftë ata të zisë kombëtare në Beograd dhe të fillojë menjëherë një hetim ndërkombëtar.
Na shpjeguan se procedurat nuk e mundësonin dot një deklaratë të dytë. Ndaj ne nisëm deklaratën e mos-linjëzimit me BE.
Dua ta bëjë shumë të qartë për të gjithë ata që duan ta dëgjojnë, se mos-linjëzim me politikën e BE nuk është një fjalë goje për një vend kandidat. Por ai mbetet një akt politikë kundërshtie në marrëdhënie me dokumentet tona me Brukselin.
Kjo që bëmë ishte më shumë se një deklarim i papritur, ishte një manifestim për të dhënë një mesazh të qartë mbi peshën e rëndë të asaj ngjarje. Duhet të jetë shumë e qartë se ne nuk bëmë një gjest konsumi të brendshëm elektoral, siç janë tashmë prej kohësh një sërë gjestesh të qeverisë në Prishtinë.
Por mbajtëm një qëndrim parimor dhe politik. Pozicioni i vetëdobësuar diplomatik i Kosovës në sytë e BE dhe SHBA, dhe vetëviktimizimi diplomatik i Serbisë, në ato sy, e bëjnë jo të lehtë këtë përpjekje nga ana jonë.
Beogradi zyrtar mban një përgjegjësi të madhe, përderisa nuk e dënoi agresionin, por e mbuloi me flamurin kombëtar të zisë. Puna është se në Tiranë dhe në Prishtinë ka disa që nuk duan ta kuptojnë se Shqipëria e sotme nuk ka lidhje me atë të djeshmen në arenën ndërkombëtare.
Vlerësohemi, pyetemi nga të gjithë aktorët euroatlantikë, çmohemi si një vend serioz, na kërkohen mikpritje samitesh të rëndësishme këtu në Shqipëri. Gjëra të paimagjinueshme deri disa vite më parë. Kjo nuk ndodh se unë vesh atlete nëpër samtie, por sepse ne e kemi ngritur Shqipërinë në një nivel të ri, pozicionin e shtetit tonë në rajon në një majë të re.
Ne e bejmë këtë për veten tonë, për Shqipërinë dhe për të gjithë kombin shqiptar, qysh nga Gjergj Kastrioti, te rilindasit, Ismail Qemali e të gjithë mësuesit e tjerë, ka një fill që na kërkon të bëhemi perëndimorët e Ballkanit, jo ballkanasit e radhës, që duan edhe të anëtarësohen në BE por edhe duan t’i gafurren njëri-tjetrit si në Ballkanin antik. Ky është amaneti.
Për qametin e madh të mendjeve që 10 vjet çfarë nuk lëshojnë nga goja, halli është si të mos lihet rast për të më masakruar mua dhe Partinë Socialiste. Ja përse në Prishtinë dhe në Tiranë, nga profile publike, diplomatike, apo false u nxit menjëherë pas ngjarjes së Banjskës kundër meje personalisht, si vëllai i Vuqiqit.
Ishte e dhimbshme të shikoje në të dy anët e kufirit daljen aq ashiqare në pa të keq-shfrytëzimit të jetës së humbur të policit të vrarë, për të rritur mbështetjen politike, duke lëshuar rrugëve gjuhët e mxhelisit politik, që të rentabilizohej sa më shumë revolta e shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri, ndaj personit tim gati gati si të isha bashkë-organizator në atë vrasje.
Duke mos e çarë kokën fare për efektet përçarëse në bashkësinë shqiptare të këtyre lukunive.
Unë përsërita qëndrimin tim të njohur, e kam thënë në Samitin e NATO-s, mbi domosdoshmërinë e marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR-. Asociacioni nuk duhet mbajtur si litar në këmbë që veç e pengon Kosovën në rrugën e saj dhe e largon objektivin për t’u bërë pjesë e NATO, Be. Ai litar duhet këputur. Nuk duhet shkencë, duhet logjikë elementare.
Duke mos u bërë, aio është kthyer në një litar. Do vazhdojë të shtrëngojë pa asnjë arsye të qenësishme këmbët e Republikës së Kosovës. Kosova sot po rrezikon ta humbasë shancin historik që i jep plani frank-gjerman.
Nëse Asociacioni bëhet si duhet, në bashkëpunim me aleatët, Serbia nuk do të lëviz dot aq lirshëm.
Kur presidenti Clinton erdhi në Tiranë, më tha: Thuaju miqve të mi në Prishtinë të mos e humbin mundësinë e planit franko-gjerman. Tregoju si e humbi Arafati dokumentin e marrëveshjes (me Izraelin), pak javë para se unë të dilja nga Shtëpia e Bardhë.
Kosova, shtoi kryeçlirimtari i 1999, jo vetëm ë nuk duhet t’i zhgënjejë miqtë e saj, por duhet të finalizojë paqen. Por të finalizosh paqen, duhet më shumë kurajo se të niseshëm luftën.
The post Rama i zhgënjyer me Kurtin: Asociacioni, litar në këmbët e Kosovës! Ç’më tha Clinton appeared first on Newsbomb Albania.