“Tradhtoi” studentët e Mjekësisë, Presidenti Begaj i uron për vitin e ri akademik: I kuptoj edhe ata që janë drejt përfundimit të diplomës…
Presidenti Bajram Begaj ka në një mesazh drejtuar studentëve, i ka uruar ata për fillimin e vitit të ri akademik, teksa mes rreshtash thotë se e kujton ende parë të mbushur me emocione, kureshtje dhe pasiguri. Gjithashtu Begaj thotë se i kupton shumë mirë edhe “ata që janë në përfundim të diplomës, kur mendojnë se […] The post “Tradhtoi” studentët e Mjekësisë, Presidenti Begaj i uron për vitin e ri akademik: I kuptoj edhe ata që janë drejt përfundimit të diplomës… appeared first on Ditar.al.

Presidenti Bajram Begaj ka në një mesazh drejtuar studentëve, i ka uruar ata për fillimin e vitit të ri akademik, teksa mes rreshtash thotë se e kujton ende parë të mbushur me emocione, kureshtje dhe pasiguri.
Gjithashtu Begaj thotë se i kupton shumë mirë edhe “ata që janë në përfundim të diplomës, kur mendojnë se çfarë duhet të bëjnë pas universitetit”. Një fjali që i përshtatet shumë mirë studentëve të Mjekësisë, atyre të cilëve vetë Begaj u dha fjalën se do t’i ndihmonte për ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri ose të paguajnë “gjobën” për të marrë diplomën.
Një ligj që Presidenti e dekretoi në fshehtësi, duke mos denjuar as ta firmosë, por e la të hyjë në fuqi automatikisht e duke mos kthyer as edhe një përgjigje për studentët e Mjekësisë, që sot nuk janë në auditore, por në oborrin e universitetit duke protestuar për të drejtën e tyre.
Ndoshta Begaj ka të drejtë kur thotë se i kupton studentët që janë drejt përfundimit të studimeve dhe po mendojnë se çfarë të bëjnë më pas. Kur vetë ai përfundoi studimet, regjimi komunist nuk e lejonte të punonte jashtë vendit, ashtu siç nuk po lejohen studentët e sotëm të Mjekësisë, por këtë herë ka një ndryshim të madh, thuhet se jemi në “demokraci”.
Por cila demokraci nuk lejon qytetarët të punojnë aty ku duan? Nëse Begaj do kishte marrë sadopak në konsideratë ankesat e studentëve, sot ata do të ishin në auditore, por mesa duket ish-oficeri që u bë President ka marrë vendimin të kthehet në “ushtar” të qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Mesazhi i Presidentit Bajram Begaj:
Të dashur studentë,
Dëshiroj të shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë studentët që sot do të fillojnë vitin e ri akademik 2023-2024! Për ju, të dashur studentë që uleni për herë të parë në auditore, sot është fillimi i një ndryshimi të madh: “Dita e parë e jetës universitare.”
Si student i dikurshëm e kujtoj ende fare mirë ditën e parë të mbushur me emocione, kureshtje dhe pasiguri. Prandaj i kuptoj shumë mirë ndjenjat dhe emocionet tuaja. I kuptoj shumë mirë edhe ata të cilët janë drejt përfundimit të diplomës, kur mendojnë se çfarë duhet të bëjnë pas universitetit. Një gjë është e sigurt, vendimet tuaja profesionale do të jenë e ardhmja jonë e përbashkët. Ndaj uroj e besoj fort se kjo do të jetë e ardhmja që dëshironi. Ndërkohë, shfrytëzojeni mundësinë e artë për t’u shkolluar dhe dedikojuni arsimimit tuaj akademik.
Çdo ditë në auditore mendoni si të përfitoni sa më shumë dije. Punoni fort, studioni! Formësojeni vehten dhe objektivat tuaja nëpërmjet punës për t’i arritur ato! Guxoni të ëndërroni dhe shfrytëzoni mundësitë e shkollimit që realizimi i këtyre ëndrrave të jenë një realitet më i mirë i shoqërisë shqiptare në të ardhmen. Në demokraci nuk ka rëndësi se nga vjen, por ku shkon. Objektivat tuaj afatgjatë, ndonjëherë mund t’ju duken shumë larg. Por çdo rrugë e gjatë nis me një hap të shkurtër. Hidheni hapin të sigurt.
Ne, si prindër dhe shoqëri, ju jemi borxhlinj sepse mbase nuk kemi bërë dot më të mirën, por kemi bërë më të mundshmen në rrethanat që u gjendëm dhe me aftësitë që kishim. Tani është radha juaj, të nderuar studentë, kudo që ndodheni, ta merrni stafetën dhe të bëni nesër atë cka ne nuk arritëm ta bënim deri më sot.
Stafeve akademike i uroj gjithashtu një fillim të mbarë e të suksesshëm! Përkushtojuni profesionit me pasion e mendjehapësi! Nxisni të menduarin kritik dhe përshtatni metodat e mësimdhënies me ato të pedagogjive aktive! Shpresa për një të ardhme më të mirë është në duart tuaja!
Suksese të gjithëve!
The post “Tradhtoi” studentët e Mjekësisë, Presidenti Begaj i uron për vitin e ri akademik: I kuptoj edhe ata që janë drejt përfundimit të diplomës… appeared first on Ditar.al.