“Partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar”, Meta hap google dhe i shpjegon Monikës “nepotizmin”

Welcome to Kosova Today

Pas përplasjeve brenda PL dhe në distancë nëpërmjet studiove televizive, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë përballur pasditen e sotme në mbledhjen e komitetit drejtues të partisë. Meta mori fjalën e tij pas deklaratave të Kryemadhit e cila theksoi se partia nuk ka nevojë të pastrohet nga nepotizmi, por për një program të ri. Kryemadhi […]

“Partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar”, Meta hap google dhe i shpjegon Monikës “nepotizmin”

Pas përplasjeve brenda PL dhe në distancë nëpërmjet studiove televizive, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë përballur pasditen e sotme në mbledhjen e komitetit drejtues të partisë.

Meta mori fjalën e tij pas deklaratave të Kryemadhit e cila theksoi se partia nuk ka nevojë të pastrohet nga nepotizmi, por për një program të ri.

Kryemadhi i kërkoi një shpjegim për fjalën nepotizëm që Meta ka përdorur ditët e fundit, ndërsa ky i fundit ka hapur google duke i cituar se se partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar.

“Shikoj një moskuptim të qartë se çfarë është nepotizmi. Kjo më habit për njerëz që kanë përvojë politike. Partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar. Që do të thotë që nuk duhen bërë partitë si instrumenta biznesi për familje të caktuara përfshirë këtu familjen e Metës dhe familje të tjera që e kemi këtë problem nepotizmi.”

Sisteme Online Programime
Programing Online