Peleshi në Bruksel: BE dhe NATO me mesazhe të qarta, për situatën në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, që u mbajt në selinë e NATO-s, në Bruksel. Ai shprehu angazhimin e vendit tonë për zbatimin e vendimeve të marra në Samitin e Vilnusit mbi zhvillimin e planeve rajonale dhe strukturën e re të forcave, si […] The post Peleshi në Bruksel: BE dhe NATO me mesazhe të qarta, për situatën në Kosovë appeared first on Newsbomb Albania.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, që u mbajt në selinë e NATO-s, në Bruksel.
Ai shprehu angazhimin e vendit tonë për zbatimin e vendimeve të marra në Samitin e Vilnusit mbi zhvillimin e planeve rajonale dhe strukturën e re të forcave, si dhe theksoi rëndësinë që ka realizimi i të gjithë familjes së planeve të shkurajimit dhe mbrojtjes, për të garantuar Aleancën nga kërcënimet e mundshme.
“Shqipëria ka një vullnet politik të qartë dhe do të vijojë të mbështesë me një qasje gjithëpërfshirëse masat për forcimin e deterencës dhe mbrojtjes, duke rritur edhe më tej kontributin në operacione dhe në misione si në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Irak, në Vigjilencën e Përforcuar të NATO-s në Bullgari, Rumani dhe në detin Mesdhe,” tha Peleshi.
Në fjalën e tij, ai nuk nguroi që të dënonte sulmin terrorist në Veri të Kosovës, duke e konisderuar një tentativë për destabilizimin e rajonit. Më tej, theksoi se NATO dhe BE duhet të bëjnë më tepër për Ballkanin. Gjuha dhe mesazhet që përcillen nga i gjithë komuniteti perëndimor duhet të jenë të qarta dhe te balancuara, edhe nën dritën e dinamikave të fundit.
Peleshi theksoi se vendi ynë mbështet plotësisht mandatin e KFOR-it dhe është i angazhuar intensivisht me aleatët për të parandaluar një përshkallëzim të situatës, duke kontribuuar në të njëjtën kohë për lehtësimin e dialogut Prishtinë-Beograd. Gjithsesi, sipas ministrit Peleshi, shikohet si e nevojshme një vendimmarrje politike për të përmirësuar dhe maksimizuar angazhimin e KFOR-it në Kosovë duke përmirësuar bashkëpunimin me palët kryesore të interesuara.
Përsa i përket angazhimit të KFOR në veri, ai u shpreh se duhet të intensifikohen patrullimet përgjatë kufirit Kosovë-Serbi në sinkronizim me Policinë e Kosovës.
“KFOR duhet të intensifikojë patrullimet përgjatë kufirit Kosovë-Serbi në sinkronizim me Policinë e Kosovës, e cila mbetet reaguesi parë i sigurisë në tërë territorin e Kosovës, si dhe me EULEX-in”, u shpreh Peleshi.
The post Peleshi në Bruksel: BE dhe NATO me mesazhe të qarta, për situatën në Kosovë appeared first on Newsbomb Albania.