Pushteti mungon në Komision, opozita mban dëgjim publik për kërkesat e Policisë
Përgatiti: Krenare Mulliqi Pas bojkotit të seancës së jashtëzakonshme, temë diskutimi e të cilës do të duhej të ishte përmirësimi i kushteve të punës për policët, deputetët e pushtetit nuk ishin të pranishëm as në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Para anëtarëve të këtij komisioni, për kushtet e punës të policëve folën […] The post Pushteti mungon në Komision, opozita mban dëgjim publik për kërkesat e Policisë first appeared on ATV. The post Pushteti mungon në Komision, opozita mban dëgjim publik për kërkesat e Policisë appeared first on ATV.

Përgatiti: Krenare Mulliqi
Pas bojkotit të seancës së jashtëzakonshme, temë diskutimi e të cilës do të duhej të ishte përmirësimi i kushteve të punës për policët, deputetët e pushtetit nuk ishin të pranishëm as në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.
Para anëtarëve të këtij komisioni, për kushtet e punës të policëve folën kryetari dhe nënkryetari i Sindikatës së Policisë, derisa paraprakisht kishin dorëzuar një peticion.
Edhe pse nuk pati kuorum, megjithatë kërkesat e policëve u dëgjuan.
Më i ashpër ishte Avni Hoti, cili kërkoi që deputetët të mos e përdorin policinë për kauza politike.
Ndërkaq, anëtarët e Komisionit që vijnë nga partitë opozitare, për gjendjen në Polici fajësuan pushtetin.
Sipas përfaqësuesve të Sindikatës së Policisë, për këtë institucion nuk është bërë asgjë që nga koha e UNMIK-ut.
Përfaqësuesve të Sindikatës së Policisë iu premtuan se do të ftohen edhe një herë në këtë komision dhe do të kërkohet që i pranishëm të jetë edhe një përfaqësues nga Qeveria.
The post Pushteti mungon në Komision, opozita mban dëgjim publik për kërkesat e Policisë first appeared on ATV.
The post Pushteti mungon në Komision, opozita mban dëgjim publik për kërkesat e Policisë appeared first on ATV.