Shmanget “takimi i kërkuar”, Kurti shkon në Tiranë e Vuçiq do ta takojë Putinin në Pekin

Përgatiti: Fatlum Jashari Përkundër përpjekjeve ndërkombëtare, përfundimisht janë shuar gjasat për takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjina të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë. Televizioni merr vesh se ka pasur përpjekje nga Gjermania për organizimin e një takimi të tillë në kryeqytetin shqiptar, por Vuçiq […] The post Shmanget “takimi i kërkuar”, Kurti shkon në Tiranë e Vuçiq do ta takojë Putinin në Pekin first appeared on ATV. The post Shmanget “takimi i kërkuar”, Kurti shkon në Tiranë e Vuçiq do ta takojë Putinin në Pekin appeared first on ATV.

Shmanget “takimi i kërkuar”, Kurti shkon në Tiranë e Vuçiq do ta takojë Putinin në Pekin

Përgatiti: Fatlum Jashari

Përkundër përpjekjeve ndërkombëtare, përfundimisht janë shuar gjasat për takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjina të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Televizioni merr vesh se ka pasur përpjekje nga Gjermania për organizimin e një takimi të tillë në kryeqytetin shqiptar, por Vuçiq nuk do të jetë në Tiranë.

Në një adresim në orët e vona të së enjtes, presidenti i Serbisë njoftoi se të dielën do të udhëtojë për në Kinë – ku fillimisht do të ketë një takim bilateral me presidentin Xi Jinping.

Edhe pse tha se nuk është konfirmuar ende, Vuçiq theksoi se beson se do të ketë një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në margjina të samitit “Një brez, një rrugë”, që do të mbahet më 17 dhe 18 Tetor në Pekin.

Ndërsa, në Samitin e Procesit të Berlinit, Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Brnabic.

Megjithatë, një takim Kurti-Brnabic nuk pritet të ndodhë.

Para çfarëdo takimi bilateral me palën serbe, Kosova kërkon ndëshkimin e Serbisë për rolin e saj në atë që është cilësuar akt agresioni, nëpërmjet sulmit terrorist-paramilitar në Banjskë.

Profesori në Universitetin e Winchesterit në Angli, Seb Bytyçi, vlerëson se Kosova duhet të mos ndryshojë qëndrim në këtë fazë – kur ende nuk është finalizuar hetimi për 24 Shtatorin dhe nuk ka masa ndaj Serbisë.

“Vetë fakti që Serbia i ka ende dyert e hapura në këto takime rajonale, pas sulmit të 24 Shtatorit, është shumë brengosës për Kosovën dhe paraqet një diskriminim ndaj Kosovës”, tha Bytyçi.

Profesori përmend edhe zhvillimet e brendshme në Serbi, si arsye shtesë që Kosova të mos nxitojë për t’u rikthyer në tavolinën e bisedimeve.

“Duhet theksuar se këto takime do të ishin joproduktive apo kundërproduktive, sepse tashmë Serbia është në periudhë zgjedhore dhe duhet të pritet gjithashtu për përfundimin edhe të zgjedhjeve atje”, tha Bytyçi.

Të hënën, në Tiranë, krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, nën lehtësimin e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe presidentes së Komisionit Evropian, Urusla Von Der Leyen, pritet të nënshkruajnë marrëveshjen rajonale për njohje të ndërsjellë të kualifikimeve profesionale.

Në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë në kryeqytetin e një shteti jo-anëtar të Bashkimit Evropian, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

The post Shmanget “takimi i kërkuar”, Kurti shkon në Tiranë e Vuçiq do ta takojë Putinin në Pekin first appeared on ATV.

The post Shmanget “takimi i kërkuar”, Kurti shkon në Tiranë e Vuçiq do ta takojë Putinin në Pekin appeared first on ATV.