Raporti i sundimit të ligjit: Shqipëria e 87-a në botë! Korrupsioni dhe kontrolli mbi qeverinë pikat më të dobëta
Raporti i fundit i World Justice Project për vitin 2025 mbi sundimin e ligjit në botë e nxjerr Shqipërinë në vendin e 87-të, me një regres nga viti i kaluar, ashtu si shumica e shteteve. Sipas raportit, 68% e vendeve në botë kanë pësuar rënie në respektimin e sundimit të ligjit, një rritje e ndjeshme […] The post Raporti i sundimit të ligjit: Shqipëria e 87-a në botë! Korrupsioni dhe kontrolli mbi qeverinë pikat më të dobëta appeared first on Ditar.al.
 
                                Raporti i fundit i World Justice Project për vitin 2025 mbi sundimin e ligjit në botë e nxjerr Shqipërinë në vendin e 87-të, me një regres nga viti i kaluar, ashtu si shumica e shteteve. Sipas raportit, 68% e vendeve në botë kanë pësuar rënie në respektimin e sundimit të ligjit, një rritje e ndjeshme krahasuar me 57% vitin e kaluar.
Raporti thotë se autoritarizmi në rritje, ku përfshihen tkurrja e hapësirës qytetare dhe dobësimi i kontrollit institucional mbi pushtetin ekzekutiv, është faktori kryesor i këtij përkeqësimi.
Për sa i përket Shqipërisë, problemet më të mëdha janë te korrupsioni dhe kontrolli mbi qeverinë. Të dyja këto pika na rendisin në vendin e 105, mes vendeve afrikane dhe shumë larg atyre të Bashkimit Europian ku aspirojmë të futemi.
Korrupsioni prej vitesh është një nga problemet kryesore të Shqipërisë, por tashmë problem i madh është bërë edhe Parlamenti, që është kthyer në noter të qeverisë, duke miratuar të gjitha ligjet që vijnë nga ministritë.
Ky raport tregon edhe njëherë se sa larg është Shqipëria nga standardet e vendeve të Bashkimit europian, edhe pse kryeministri Rama ka lënë vitin 2023 si afat për anëtarësimin në BE.

The post Raporti i sundimit të ligjit: Shqipëria e 87-a në botë! Korrupsioni dhe kontrolli mbi qeverinë pikat më të dobëta appeared first on Ditar.al.
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  