Prokuroria i përgjigjet KQZ-së për Kokoneshin dhe Ismailajn: S’preken nga ligji i dekriminalizimit
Para zgjedhjeve të 14 majit, opozita bëri një denoncim se Qerim Ismailaj dhe Fredi Kononeshi kane qenë të dënuar dhe se preken nga dekriminalizimi. Në lidhje me këtë Prokruroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Në përgjigje bëhet me dije se kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe kryebashkiaku i Mallakstrës, Qerim […] The post Prokuroria i përgjigjet KQZ-së për Kokoneshin dhe Ismailajn: S’preken nga ligji i dekriminalizimit appeared first on Newsbomb Albania.

Para zgjedhjeve të 14 majit, opozita bëri një denoncim se Qerim Ismailaj dhe Fredi Kononeshi kane qenë të dënuar dhe se preken nga dekriminalizimi.
Në lidhje me këtë Prokruroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Në përgjigje bëhet me dije se kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe kryebashkiaku i Mallakstrës, Qerim Ismailaj nuk preken nga ligji i dekriminalizimit.
“Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vendimin Subjekti vetëdeklarues Fredi Pandi Kokoneshi, me detyrë, kryetar i Bashkisë Divjakë, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Deklarues, Z. Qerim Ismail Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër, Qarku Fier, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Qerim Ismailaj i dënuar nga GJKKO
Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg, dënim i cili iu konvertua me 40 orë pune për interes publik, me akuzën për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Ismailaj është dënuar nga GJKKO për falsifikim dokumentesh, pasi ai ka rezultuar i dënuar në Greqi në vitin 1999. Ai nuk e kishte deklaruar këtë në formularin e dekriminalizimit, por ka thënë se s’ka qenë në dijeni të këtij dënimi që ka marrë në shtetin grek.
Akuzat për Fredi Kokoneshin
Kokoneshi dyshohet se ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore dhe prostitucion gjatë periudhës që ka qendruar në Itali.
Vetë Kokoneshi reagoi kohë më parë për këto akuza duke i mohuar, teksa i cilësoi si shpifje nga ana e opozitës, pasi ai nuk ka lejuar grabitjrn e pronave në bregdetin e Divjakës.
The post Prokuroria i përgjigjet KQZ-së për Kokoneshin dhe Ismailajn: S’preken nga ligji i dekriminalizimit appeared first on Newsbomb Albania.