SHBA dhe Kina arrijnë ‘marrëveshjen përfundimtare’ për shitjen e TikTok

Sekretari i thesarit amerikan, Scott Bessent, ka deklaruar se SHBA dhe Kina kanë finalizuar detajet e një marrëveshjeje që transferon versionin amerikan të TikTok te pronarët e rinj. “Arritëm një marrëveshje përfundimtare për TikTok,” tha Bessent. Duke iu referuar Donald Trump dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping, Bessent vazhdoi duke thënë se tani u […] The post SHBA dhe Kina arrijnë ‘marrëveshjen përfundimtare’ për shitjen e TikTok appeared first on Gazeta Si.

SHBA dhe Kina arrijnë ‘marrëveshjen përfundimtare’ për shitjen e TikTok

Sekretari i thesarit amerikan, Scott Bessent, ka deklaruar se SHBA dhe Kina kanë finalizuar detajet e një marrëveshjeje që transferon versionin amerikan të TikTok te pronarët e rinj.

“Arritëm një marrëveshje përfundimtare për TikTok,” tha Bessent. Duke iu referuar Donald Trump dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping, Bessent vazhdoi duke thënë se tani u mbetet dy udhëheqësve që të përfundojnë transaksionin.

Bessent nuk zbuloi asnjë detaj të marrëveshjes. Por ai tha se ishte pjesë e një kuadri më të gjerë, të rënë dakord nga SHBA-të dhe Kina, të një marrëveshjeje të mundshme tregtare që do të diskutohet kur Trump dhe Xi të takohen në ditët në vijim.

Në vitin 2020, gjatë presidencës së tij të parë, Trump kërcënoi të ndalonte TikTok në vitin 2020 në shenjë hakmarrjeje për trajtimin e Covid-19 nga Kina.

Kongresi miratoi një ndalim të aplikacionit përpara se të nënshkruhej në ligj në prill 2024 nga Joe Biden kur ai ishte president midis dy mandateve të Trump. Ai ishte planifikuar të hynte në fuqi më 20 janar 2025, por u zgjat katër herë nga Trump ndërsa administrata e tij punonte për të zhvilluar një marrëveshje për transferimin e pronësisë.

Marrëveshja vlerësohet të jetë 14 miliardë dollarë. Shumica e investitorëve amerikanë dhe ndërkombëtarë do të zotërojnë rreth 65% të kompanisë, me ByteDance dhe investitorët kinezë që zotërojnë më pak se 20% të aksioneve.

Urdhri ekzekutiv i Trump-it ia kalon mbikëqyrjen e algoritmit të aplikacionit investitorëve të rinj, duke përfshirë gjashtë nga shtatë vende në bordin e drejtorëve.

The post SHBA dhe Kina arrijnë ‘marrëveshjen përfundimtare’ për shitjen e TikTok appeared first on Gazeta Si.