Shehaj akuza të forta në Kuvend: PS dhe PD po bëhen sërish bashkë për të vjedhur, siç kanë bërë këto 35 vite
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe opozitës pas votimit për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Ai u shpreh se nëpërmjet këtij Komisioni mazhoranca dhe opozita kanë si qëllim të vrasin partitë e reja dhe demokracinë. Shehaj akuzoi se politkanët e të dyja krahëve në këto 35 […] The post Shehaj akuza të forta në Kuvend: PS dhe PD po bëhen sërish bashkë për të vjedhur, siç kanë bërë këto 35 vite appeared first on Ditar.al.
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe opozitës pas votimit për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Ai u shpreh se nëpërmjet këtij Komisioni mazhoranca dhe opozita kanë si qëllim të vrasin partitë e reja dhe demokracinë.
Shehaj akuzoi se politkanët e të dyja krahëve në këto 35 vite vetëm kanë vjedhur shqiptarët, dhe tashmë po bien sërish në dakordësi për të vijuar të vjedhin ende.
“Komisioni për Reformën Zgjedhore ka një qëllim të vetëm: të vrasë partitë e reja, të vrasë alternativat në këtë vend, të vrasë demokracinë. Unë nuk e kuptoj sesi mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë dhe fshehurazi bëjnë një Komision pa përfshirë partitë e reja. Keni vetëm një qëllim, që pasi keni vjedhur së bashku për 35 vite, të vazhdoni të vidhni së bashku. Këtë do bëni dhe ky do jetë rezultati i këtij komisioni të turpshëm. Vazhdoni, bini dakort bashkë për të vjedhur bashkë”, tha Shehaj.
The post Shehaj akuza të forta në Kuvend: PS dhe PD po bëhen sërish bashkë për të vjedhur, siç kanë bërë këto 35 vite appeared first on Ditar.al.
