“S’kemi votë për VV-në”, Musliu: Kurti herë legal, herë ilegal
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu u ka bërë thirrje qytetarëve që së bashku, të ngriten dhe t’i dërgojnë në shtëpi, siç i quan ajo deputetët e VV-së, uzurpuesit e shtetit. Pos tjerash, ajo tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për qeverinë e re, me mandatar Glauk Konjufcën.. “Qëndrimi im dhe i partisë tashmë


Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu u ka bërë thirrje qytetarëve që së bashku, të ngriten dhe t’i dërgojnë në shtëpi, siç i quan ajo deputetët e VV-së, uzurpuesit e shtetit. Pos tjerash, ajo tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për qeverinë e re, me mandatar Glauk Konjufcën..
“Qëndrimi im dhe i partisë tashmë dihet, ne jemi kundër. Kundër duhet të jeni edhe ju, kundër duhet të jenë edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe të gjithë bashkë, njëzëri t’i çojmë në shtëpi këta shkatërrues, e këto banda që e kanë uzurpuar shtetin e Kosovës”, u shpreh Musliu.
Ajo shtoi se VV-ja do të jetë në opozitë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Ky vend do ta shohë dritën përsëri, pa hije të zeza të Vetëvendosjes”.

