“Dy republika, një komb”, Kurti: Shqipëria investoi 79.7 milionë euro në Kosovë
Kryeministri kosovar Albin Kurti ka deklaruar se janë arritur 58 marrëveshje bilaterale mes Shqipërisë dhe Kosovës në dy vite. Gjithashtu, ai tregon se për mbi 200 mijë banorët e brezit të përbashkët është mundësuar lëvizja e lirë duke funksionalizuar 26 vendkalime. Ndërsa për gjithë shtetasit kosovarë, tani për ta është i mundur kalimi i lirë […] The post “Dy republika, një komb”, Kurti: Shqipëria investoi 79.7 milionë euro në Kosovë appeared first on Newsbomb Albania.

Kryeministri kosovar Albin Kurti ka deklaruar se janë arritur 58 marrëveshje bilaterale mes Shqipërisë dhe Kosovës në dy vite.
Gjithashtu, ai tregon se për mbi 200 mijë banorët e brezit të përbashkët është mundësuar lëvizja e lirë duke funksionalizuar 26 vendkalime. Ndërsa për gjithë shtetasit kosovarë, tani për ta është i mundur kalimi i lirë pa kontrolle të kufijve gjatë muajve të verës, fundjavave dhe ditëve të pushimeve zyrtare.
Kurti ka njoftuar se këtë vit, shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri kanë qenë më të lartat ndonjëherë dhe investimet e Shqipërisë në Kosovë ishin më të lartat ndonjëhërë. Në vitin 2019, kreu i shtetit kosovar deklaroi se kanë qenë vetëm 15.2 milionë euro, ndërsa në vitin 2022 79.7 milionë euro.
The post “Dy republika, një komb”, Kurti: Shqipëria investoi 79.7 milionë euro në Kosovë appeared first on Newsbomb Albania.