Rikonstruktimi i gjirit në Kirurgjinë Plastike në QKUK/Gjithçka falas për rreth 100 gra të prekura nga kanceri

Muaji tetor njihet si muaji i ndërgjegjësimit për sëmundjen e kancerit të gjirit. “T’i kthejmë buzëqeshjen gruas”. Me këtë moto tash e dy vite, Klinika e Kirurgjisë Plastike ka marr iniciativë për gratë e prekura nga kanceri që duan ta bëjnë rindërtimin e gjirit. Lidhur me këtë nismë dhe detaje të tjera ka folur për […]

Rikonstruktimi i gjirit në Kirurgjinë Plastike në QKUK/Gjithçka falas për rreth 100 gra të prekura nga kanceri
rikonstruktimi-i-gjirit-ne-kirurgjine-plastike-ne-qkuk/gjithcka-falas-per-rreth-100-gra-te-prekura-nga-kanceri

rikonstruktimi-i-gjirit-ne-kirurgjine-plastike-ne-qkuk/gjithcka-falas-per-rreth-100-gra-te-prekura-nga-kanceri

Muaji tetor njihet si muaji i ndërgjegjësimit për sëmundjen e kancerit të gjirit.

“T’i kthejmë buzëqeshjen gruas”. Me këtë moto tash e dy vite, Klinika e Kirurgjisë Plastike ka marr iniciativë për gratë e prekura nga kanceri që duan ta bëjnë rindërtimin e gjirit.

Lidhur me këtë nismë dhe detaje të tjera ka folur për Front Online, drejtoresha e Kirurgjisë Plastike në QKUK, Violeta Zatriqi.

Ajo thotë se, rikonstruktimi i gjirit ka rritur interesim të jashtëzakonshëm.

Zatriqi thotë se siç është motoja e klinikës ashtu kirurgët u kthejnë buzëqeshjen pacienteve.

“Para dy viteve kemi filluar me këtë iniciativë por deri këtë vit kemi punuar falë donacioneve ngase nuk i kemi pas implantet e produktet që nevojitën për rekonstruktimin e gjirit. Ka filluar interesimi i jashtëzakonshëm i grave. Kirurgët plastik i bëjnë kthimin e buzëqeshjes së gruas ashtu siç e kemi edhe moton me metodën  e re konstruktive. Grave ka mundësi t’i rindërtohet gjiri me metoda të ndryshme rekonstruktive varësisht se në cilën ka indikacion çdo paciente”, tregoi Zatriqi.

Zatriqi ka treguar procedurat që duhet ndjekur për ta bërë këtë ndërhyrje.

“Ne jemi duke e realizuar metodën rikonstruktive, gratë janë operuar disa vite më herët kanë bërë një largim të gjirit, kanë përfunduar kimioterapinë  apo radioterapinë dhe tani janë tek ne. Produktet që nevojitën i mbulon MSH-ja, këtë vit janë blerë një sasi e konsiderueshme diku për 100 gra”, thotë ajo.

 Zatriqi: Nga muaji prill, 20 gra janë operuar për rikonstruktimin e gjirit, gjithçka falas në Kirurgjinë Plastike

Drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë, Violeta Zatriqi ka folur për Front Online lidhur me çmimet për rikonstruktimin e gjirit për gratë.

Ajo tha se ordinancat private këtë ndërhyrje e realizojnë deri në 5 mijë euro.

Kurse, Kirurgjia Plastike në QKUK është falas.

“Që nga pas lufta këto gra nuk kanë pas mundësi që të operohen pa pagesë. Në ordinancat private shpenzohet një kosto deri në 5 mijë euro, ndërsa në klinikën tonë është falas dhe lista e pritjes është zero që çdo grua që ka dëshirë ta kryej këtë operim mund të lajmërohet çdo ditë në kirurgjinë plastike”.

Drejtoresha e kësaj klinike tregon se sa gra janë operuar këtë vit për rikonstruktimin e gjirit.

“Nga muaji prill janë operuar 20 gra dhe është përfunduar faza e parë, fazën e dytë javën e ardhme do ta përfundojnë. Kemi mbi 100 gra që janë të interesuara ta bëjnë këtë operim dhe është interesimi i madh”, u shpreh Zatriqi.

Drejtoresha e Kirurgjisë Plastike në QKUK: Mungesa e  anesteziologëve po ulë intervenimet kirurgjike

 Violeta Zatriqi, drejtoreshë në Klinikës e Kirurgjisë Plastike në QKUK ka bërë të ditur për Front Online sfidat me të cilat përballët kjo klinikë.

Zatriqi për Front Online tha se mungesa e  anesteziologëve po ulë intervenimet kirurgjike.

“Klinika jonë si çdo klinikë tjetër po ballafaqohet me problemin e anesteziologëve, se po të kishim më shumë do të kryenim numër më të madh të intervenimeve kirurgjike”, deklaroi ajo.

Kirurgjia Plastike e ka edhe një hall.

Në mungesë të Qendrës për Djegie, pacientët po referohen jashtë vendit.

Zatriqi thotë se kjo po i kushton buxhetit të ministrisë rreth 100-200 mijë euro për pacientë.

“Ne trajtojmë çdo ditë djegie, numri është shumë i lartë. Momentalisht kemi 7 djegie ku 4,5 janë fëmijë dhe një e kemi në mjekimin intensiv si djegie madhore. Kemi bërë përpjeke dhe bisedime për ndërtimin e një Qendre kemi adresuar edhe në SHSKUK edhe MSH për ndërtimin e kësaj qendre, nuk duhet t’i referojmë pacientët jashtë vendit që ta shpenzojmë buxhetin tonë për një pacientë rreth 100-200 mijë euro kur kirurgët i kemi të specializuar për këtë çështje”, tha Zatriqi.

Përndryshe, që nga fillimi i këtij viti deri tani 320 femra janë diagnostikuar me kancer në gji./FrontOnline