“SPAK e heton për korrupsion, ai na vjen këtu dhe mbron fondet e BE”, deputetët e PD “shpërthejnë” kundër Ilir Beqes në Komisionin e Ligjeve

Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve u diskutua marrëveshja me Bashkimin Europian për programin vjetor IPA.  I pranishëm ishte edhe Ilir Beqja, si kreu i agjencisë së menaxhimit të donacioneve të huaja, përfshirë këtu fondet e Bashkimit Europian. Por duke qenë se Beqja është nën hetim nga SPAK lidhur me koncensionet që ka firmosur si […] The post “SPAK e heton për korrupsion, ai na vjen këtu dhe mbron fondet e BE”, deputetët e PD “shpërthejnë” kundër Ilir Beqes në Komisionin e Ligjeve appeared first on Ditar.al.

“SPAK e heton për korrupsion, ai na vjen këtu dhe mbron fondet e BE”, deputetët e PD “shpërthejnë” kundër Ilir Beqes në Komisionin e Ligjeve

Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve u diskutua marrëveshja me Bashkimin Europian për programin vjetor IPA.  I pranishëm ishte edhe Ilir Beqja, si kreu i agjencisë së menaxhimit të donacioneve të huaja, përfshirë këtu fondet e Bashkimit Europian.

Por duke qenë se Beqja është nën hetim nga SPAK lidhur me koncensionet që ka firmosur si ish ministër i Shëndetësisë, deputetët e PD janë ngritur dhe kanë “shpërthyer” kundër tij.

Sipas tyre është sfidë për SPAK-un fakti që Beqja shfaqet në komisionin e ligjeve dhe mbron nismën, kur ai po hetohet për korrupsion.

“ SPAK është plot më ministra, zëvendës ministra me deputet me sekretar të përgjithshëm. Sërish ju bëni karshillëk, sillni këtu vjedhjen e radhës. Fondet e BE-së për bujqësinë sot po hetohen në SPAK. Të gjithë deputetët e mazhorancës kan përfituar nga ato fonde. Turp”, ka deklaruar deputetja Dhurata Çupi.  

Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti Asllan Dogjani.

“ Është sfidë morale dhe presion që i bëhët SPAK, fakti që Ilir Beqja vjen dhe mbron këtu një nisëm të Bashkimit Europain. Ilir Beqja është në SPAK për korrupsion. “

Ndërsa deputeti Sajmir  Korreshi, në formë proteste  braktisi mbledhjen e komsionit.

The post “SPAK e heton për korrupsion, ai na vjen këtu dhe mbron fondet e BE”, deputetët e PD “shpërthejnë” kundër Ilir Beqes në Komisionin e Ligjeve appeared first on Ditar.al.