“Armëmbajtja pa leje karshillëk ndaj ligjit”, Balla: Do angazhohemi më shumë se më parë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka shpallur luftë të hapur armëmbajtjes pa leje. Teksa postoi në rrjetet sociale pamje nga operacioni policor në Vlorë, ai tha se kjo veprimtarido të goditet edhe më ashpër dhe me më shumë angazhim sesa më parë nga Policia e Shtetit. “Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë. Do […] The post “Armëmbajtja pa leje karshillëk ndaj ligjit”, Balla: Do angazhohemi më shumë se më parë appeared first on Newsbomb Albania.

“Armëmbajtja pa leje karshillëk ndaj ligjit”, Balla: Do angazhohemi më shumë se më parë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka shpallur luftë të hapur armëmbajtjes pa leje.

Teksa postoi në rrjetet sociale pamje nga operacioni policor në Vlorë, ai tha se kjo veprimtarido të goditet edhe më ashpër dhe me më shumë angazhim sesa më parë nga Policia e Shtetit.

“Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë. Do të bëjmë gjithçka, me më shumë angazhim sesa më parë, që ky karshillëk i hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë të luftohet nga Policia e Shtetit me vendosmëri”, shkruan Balla.

Një 38-vjeçar, që sapo kishte ardhur në Vlorë u konstatua nga shërbimet e Komisariatit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale.

Ato organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mysafiri”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë i riu nga Tirana. Gjatë kontrollit fizik iu gjet në qese plastike, një armë zjarri pistoletë të llojit “Beretta” dhe një krehër për pistoletën.

The post “Armëmbajtja pa leje karshillëk ndaj ligjit”, Balla: Do angazhohemi më shumë se më parë appeared first on Newsbomb Albania.