Këshilli i Ministrave merr vendimin: Ish-vila e Enver Hoxhës do të kthehet në qendër arti

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që ish-vila e diktatorit Enver Hoxha të kthehet në qendër arti. E njohur si “Vila 31”, ambientet e kësaj ndërtese do të përdoren për realizimin e projektit kulturor “Vila Art Rezidencë Tirana”. Ministria e Kulturës do të marrë përsipër tarifat e  furnizimit me energji elektrike dhe ujë, si dhe […] The post Këshilli i Ministrave merr vendimin: Ish-vila e Enver Hoxhës do të kthehet në qendër arti appeared first on Ditar.al.

Këshilli i Ministrave merr vendimin: Ish-vila e Enver Hoxhës do të kthehet në qendër arti

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që ish-vila e diktatorit Enver Hoxha të kthehet në qendër arti.

E njohur si “Vila 31”, ambientet e kësaj ndërtese do të përdoren për realizimin e projektit kulturor “Vila Art Rezidencë Tirana”. Ministria e Kulturës do të marrë përsipër tarifat e  furnizimit me energji elektrike dhe ujë, si dhe koston e mirëmbajtjes së trajtimit të këtyre ambienteve gjatë gjithë periudhës së dhënies në shfrytëzim.

Rezidenca qeveritare vila 31 gjendet në zonën e ish-Bllokut, ku jetuan disa nga familjet e kupolës së regjimit komunist. Në këtë rezidencë jetoi deri sa ndërroi jetë edhe diktatori Enver Hoxha së bashku me familjen.

Pas vitit 1991, shtesa e re e ndërtesës që ishte bërë në vitin 1973, u menaxhua nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe ka shërbyer për pritje zyrtare dhe aktivitete të ndryshme.  Pjesa e vjetër e saj funksionon aktualisht si biznes, hotel dhe restorant.

Hoxha njihet si një nga diktatorët më të egër të Lindjes, i cili drejtoi Shqipërinë me dorë të hekurt deri në vitin 1985 kur ndërroi jetë, për t’i lënë vendin Ramiz Alisë, Presidentit të fundit të regjimit komunist, i cili i detyruar nga protestat e studentëve i hapi rrugë demokracisë në vendin tonë.

The post Këshilli i Ministrave merr vendimin: Ish-vila e Enver Hoxhës do të kthehet në qendër arti appeared first on Ditar.al.