Tensionet në seancën e së enjtes, PS kërkon përjashtimin për 1 muaj të Gazment Bardhit nga Kuvendi

Partia Socialiste kërkon përjashtimin me 30 ditë nga Kuvendi për deputetin e Partisë Demokratike Gazment Bardhi, pas tensioneve që u krijuan në seancën e datës 16 tetor. 14 deputetë socialistë kanë depozituar kërkesën për të lënë 1 muaj jashtë Kuvendit kreun e grupit parlamentar të PD, i cili ditën e enjte ndërpreu disa herë raportimin […] The post Tensionet në seancën e së enjtes, PS kërkon përjashtimin për 1 muaj të Gazment Bardhit nga Kuvendi appeared first on Ditar.al.

Tensionet në seancën e së enjtes, PS kërkon përjashtimin për 1 muaj të Gazment Bardhit nga Kuvendi

Partia Socialiste kërkon përjashtimin me 30 ditë nga Kuvendi për deputetin e Partisë Demokratike Gazment Bardhi, pas tensioneve që u krijuan në seancën e datës 16 tetor.

14 deputetë socialistë kanë depozituar kërkesën për të lënë 1 muaj jashtë Kuvendit kreun e grupit parlamentar të PD, i cili ditën e enjte ndërpreu disa herë raportimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ndërsa iu drejtua kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi duke i thënë “je i paaftë”.

Ndërkohë ditën e hënë, datë 20 tetor pritet që të mblidhet Komisioni i Etikës ku do të shqyrtohet kërkesa e socialistëve.

“Në seancën e datës 16 tetor 2025, gjatë zhvillimit të diskutimeve mbi çështjet e rendit të dites, ku konkretisht po raportonte Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, deputeti Gazment Bardhi, ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone agresive, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime që përbëjnë shkelje të rëndë të rregullores dhe etikës parlamentare”, thuhet në shkresën e deputetëve të PS.

The post Tensionet në seancën e së enjtes, PS kërkon përjashtimin për 1 muaj të Gazment Bardhit nga Kuvendi appeared first on Ditar.al.