WhatsApp do lejojë përdoruesit që të kenë dy llogari në një telefon

Përdoruesit që kanë dy llogari WhatsApp do mund të navigojnë mes tyre duke përdorur një pajisje të vetme. Me një foto në rrjetet sociale, Mark Zuckerberg ka lajmëruar se shumë shpejt do të jetë e mundur që dy llogari WhatsApp të përdoren në të njëjtin celular. Deri më tani, personat që kishin një llogari personale […] The post WhatsApp do lejojë përdoruesit që të kenë dy llogari në një telefon appeared first on Gazeta Si.

WhatsApp do lejojë përdoruesit që të kenë dy llogari në një telefon

Përdoruesit që kanë dy llogari WhatsApp do mund të navigojnë mes tyre duke përdorur një pajisje të vetme. Me një foto në rrjetet sociale, Mark Zuckerberg ka lajmëruar se shumë shpejt do të jetë e mundur që dy llogari WhatsApp të përdoren në të njëjtin celular.

Deri më tani, personat që kishin një llogari personale dhe një llogari biznesi duhet të përdornin dy celularë ose dy aplikacione WhatApp, ku njëri ishte ‘WhatsApp business’.

Opsioni do të jetë i disponueshëm në javët e ardhshme fillimisht për përdoruesit Android, ndërsa pritet ende konfirmimi për përdoruesit iOS.

Për ata që duan të kenë një llogari të dytë WhatsApp nevojitet një numër i ri ose një kartë SIM apo një celular që pranon një kartë tjetër. Tek Settings në aplikacion, klikohet Add account dhe plotësohen të dhënat. Në secilën llogari mund të zgjidhni opsionet e dëshiruara për privatësinë dhe njoftimet.

The post WhatsApp do lejojë përdoruesit që të kenë dy llogari në një telefon appeared first on Gazeta Si.