Zbulohet identiteti i të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, ka nënshtetësi holandeze

Policia e Kosovës e ka zbuluar identitetin e të dyshuarit për vrasjen e rëndë që ka ndodhur 1 muaj më parë në Podujevë. I dyshuari është Lordi (Arsim) Sulja nga fshati Gllamnik, por që ka nënshtetësi holandeze. Sulja dyshohet se ka vrarë në një market Valmir Breznicën me nofkën “dhija”. Policia e Kosovës është vënë […] The post Zbulohet identiteti i të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, ka nënshtetësi holandeze first appeared on ATV. The post Zbulohet identiteti i të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, ka nënshtetësi holandeze appeared first on ATV.

Zbulohet identiteti i të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, ka nënshtetësi holandeze

Policia e Kosovës e ka zbuluar identitetin e të dyshuarit për vrasjen e rëndë që ka ndodhur 1 muaj më parë në Podujevë. I dyshuari është Lordi (Arsim) Sulja nga fshati Gllamnik, por që ka nënshtetësi holandeze.

Sulja dyshohet se ka vrarë në një market Valmir Breznicën me nofkën “dhija”.

Policia e Kosovës është vënë në kërkim ndaj të dyshuarit Lordi Sulja, pasi dyshohet   “Vrasje e rëndë” ,” Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Tutje, Policia e Kosovës ka kërkuar edhe ndihmë nga qytetarët për kapjen e tij.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192″ thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

The post Zbulohet identiteti i të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, ka nënshtetësi holandeze first appeared on ATV.

The post Zbulohet identiteti i të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, ka nënshtetësi holandeze appeared first on ATV.