Zulfaj: Kërkesat transakcionale ndaj Kosovës, dërgojnë mesazhe të gabuara

Welcome to Kosova Today

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, tha se kërkesat transakcionale ndaj Kosovës që nuk kanë të bëjnë me demokracinë, të drejtat e njeriut apo sundimin e ligjit, përballë agresionit fashist të Rusisë kundër Ukrainës, dërgojnë një mesazh të gabuar për Rusinë dhe të gjitha regjimet autokratike. “Muajin e ardhshëm, ndërsa Këshilli i Evropës […]

Zulfaj: Kërkesat transakcionale ndaj Kosovës, dërgojnë mesazhe të gabuara
zulfaj:-kerkesat-transakcionale-ndaj-kosoves,-dergojne-mesazhe-te-gabuara

zulfaj:-kerkesat-transakcionale-ndaj-kosoves,-dergojne-mesazhe-te-gabuara

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, tha se kërkesat transakcionale ndaj Kosovës që nuk kanë të bëjnë me demokracinë, të drejtat e njeriut apo sundimin e ligjit, përballë agresionit fashist të Rusisë kundër Ukrainës, dërgojnë një mesazh të gabuar për Rusinë dhe të gjitha regjimet autokratike.

“Muajin e ardhshëm, ndërsa Këshilli i Evropës feston 75 vjetorin e tij, ai do të përballet me një vendim historik. Anëtarët e organizatës më të vjetër ndërqeveritare në Evropë, e krijuar pas disfatës së fashizmit për të promovuar të drejtat e njeriut dhe demokracinë, do të thirren të votojnë për pranimin e të vetmes demokraci evropiane që nuk është ende anëtare e kësaj organizate prestigjioze”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Vota në favor të Kosovës, me një votë 131 pro 29 kundër, këtë muaj i dërgoi një mesazh të qartë dhe me zë të lartë Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës ta pranojë Kosovën pa parakushte të tjera.

“Këshilli i Evropës është vendi i duhur për çdo demokraci evropiane që respekton të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Kërkesat transakcionale ndaj Kosovës që nuk kanë të bëjnë me demokracinë, të drejtat e njeriut apo sundimin e ligjit, përballë agresionit fashist të Rusisë kundër Ukrainës, dërgojnë një mesazh të gabuar për Rusinë dhe të gjitha regjimet autokratike”, tha ai.

Zulfaj, tha se juristët eminentë të Këshillit të Evropës e kanë bërë shumë të qartë në raportin e tyre: “Sa i përket standardeve të demokracisë të Këshillit të Evropës, Kosova mund të konsiderohet si një demokraci funksionale parlamentare dhe ofron një nivel të vetëqeverisjes lokale në përgjithësi në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës. Korniza ligjore në Kosovë ka qenë e ndikuar fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare dhe ky ndikim sigurisht ka kontribuar që rregullat juridike në përgjithësi të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare, ose siç është rasti me Kushtetutën, të shkojnë përtej këtyre standardeve”, ka shkruar Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti.

Sisteme Online Programime
Programing Online