Çka duhet të bëni nëse derdhni ujë në laptop!

Nëse jeni pak i ngathët, shanset janë që të keni derdhur një pije mbi laptopin tuaj ose do ta bëni këtë në të ardhmen. Frika është mjaft e madhe dhe zakonisht nuk jeni të sigurt se çfarë të bëni në këtë situatë. Ndoshta reagimi juaj i parë është të zemëroheni, të hidhni disa fjalë mallkuese […] The post Çka duhet të bëni nëse derdhni ujë në laptop! appeared first on Klan Kosova.

Çka duhet të bëni nëse derdhni ujë në laptop!

Nëse jeni pak i ngathët, shanset janë që të keni derdhur një pije mbi laptopin tuaj ose do ta bëni këtë në të ardhmen. Frika është mjaft e madhe dhe zakonisht nuk jeni të sigurt se çfarë të bëni në këtë situatë.

Ndoshta reagimi juaj i parë është të zemëroheni, të hidhni disa fjalë mallkuese pajisjes dhe të largoni pijen e derdhur në laptop sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, dëmi tashmë është bërë. Nëse e lini pajisjen ashtu siç është, ndoshta nuk do të jeni në gjendje ta përdorni më atë.

Por, për fat të mirë, ne kemi katër hapa që duhet të ndiqni që do të bëjnë të mundur rikthimin në jetë të laptopit tuaj.

Fikeni: Gjëja e parë që duhet të bëni është të fikni kompjuterin. Nëse e lini të ndezur për një kohë të gjatë, ka një shans të konsiderueshëm që të marrë qark të shkurtër. Mënyra më e shpejtë është të shtypni butonin e ndezjes/fikjes për disa sekonda.

Hiqni kabllot: Tërhiqni të gjitha kabllot nga pajisja. Kabllon e rrymës, të mausit dhe kabllot e tjera të jashtme; nxirrni të gjitha.

Thajeni: Lëreni laptopin tuaj të thahet siç duhet. Përdorni një leckë për të fshirë të gjithë ujin. Hapni kompjuterin në një kënd rreth 30 gradë dhe më pas vendoseni në kënd në mënyrë që i gjithë uji të mund të zbrazet nga laptopi dhe tastiera. E rëndësishme: mos e përdorni pajisjen ndërsa është ende duke u tharë.

Duroni: Tani, gjithçka ka të bëjë me durimin. Gjëja më e mirë për të bërë është të lini laptopin të thahet për disa ditë. Nuk mund të presësh kaq gjatë? Atëherë lëreni të paktën një ditë të thahet. Do të jeni mjaft me fat nëse laptopi juaj do të vazhdojë të funksionojë pas kësaj, por ka një shans të konsiderueshëm që pjesa e brendshme të dëmtohet gjithsesi. Kjo është arsyeja pse duhet të bëni kopje rezervë të të gjithë skedarëve tuaj menjëherë nëse arrini të ndizni laptopin tuaj. Është e mundur që laptopi juaj të funksionojë siç duhet për disa ditë pasi ta ndizni përsëri, por mund të ju shfaqen sërish probleme . /Klankosova.tv

The post Çka duhet të bëni nëse derdhni ujë në laptop! appeared first on Klan Kosova.