Humbja ndaj Atleticos e trondit Chivun: trajneri tregon se piu tri cigare rresht

Cristian Chivu ishte aq i zhgënjyer nga humbja e Interit kundër Atletico Madridit mbrëmë, saqë në fund të ndeshjes tha se kishte pirë tri cigare rresht nga nervat. Trajneri i Nerazzurrëve vonoi të paraqitej para kamerave, pasi drejtuesit e klubit, stafi dhe lojtarët zhvilluan një takim në dhomat e zhveshjes të Estadio Metropolitano pas humbjes […]

Humbja ndaj Atleticos e trondit Chivun: trajneri tregon se piu tri cigare rresht

Cristian Chivu ishte aq i zhgënjyer nga humbja e Interit kundër Atletico Madridit mbrëmë, saqë në fund të ndeshjes tha se kishte pirë tri cigare rresht nga nervat.

Trajneri i Nerazzurrëve vonoi të paraqitej para kamerave, pasi drejtuesit e klubit, stafi dhe lojtarët zhvilluan një takim në dhomat e zhveshjes të Estadio Metropolitano pas humbjes 2-1 në Ligën e Kampionëve.

Kjo ishte humbja e pestë e Interit në të gjitha garat këtë sezon dhe e para në Ligën e Kampionëve.

Ashtu si ndodhi edhe kundër Milanit të dielën, Interi pati më shumë goditje në portë se kundërshtari, por gjithsesi e humbi ndeshjen.

Chivu analizoi paraqitjen e skuadrës në intervistën pas ndeshjes për Amazon Prime Video, duke thënë fillimisht (sipas TMW): “Kam qenë shumë i tensionuar dhe u thashë lojtarëve gjithçka që kisha për t’u thënë.

“Ka shumë keqardhje sepse nuk e meritonim të humbnim, por fatkeqësisht dolëm pa asgjë.

“Pashë zhgënjim të madh në sytë e lojtarëve, por ky është futbolli dhe duhet të reagojmë duke bërë gjithçka për të dalë nga kjo situatë.”

Interi tashmë ka pesë humbje në të gjitha garat këtë sezon dhe ndeshja e radhës është në transfertë kundër Pisës të dielën që vjen.