Nvidia dhe Foxconn do të ndërtojnë ‘fabrika të inteligjencës artificiale’

Nvidia dhe Foxconn po bashkojnë forcat për të ndërtuar të ashtuquajturat “fabrika të inteligjencës artificiale”. Firmat kanë bërë me dije se është një lloj i ri qendre të dhënash që përdor çipat Nvidia për të fuqizuar një gamë të gjerë aplikacionesh. Ato përfshijnë trajnime për automjete autonome, platforma robotike dhe modele të mëdha gjuhësore. Lëvizja […] The post Nvidia dhe Foxconn do të ndërtojnë ‘fabrika të inteligjencës artificiale’ appeared first on Albanian Post.

Nvidia dhe Foxconn do të ndërtojnë ‘fabrika të inteligjencës artificiale’

Nvidia dhe Foxconn po bashkojnë forcat për të ndërtuar të ashtuquajturat “fabrika të inteligjencës artificiale”.

Firmat kanë bërë me dije se është një lloj i ri qendre të dhënash që përdor çipat Nvidia për të fuqizuar një gamë të gjerë aplikacionesh.

Ato përfshijnë trajnime për automjete autonome, platforma robotike dhe modele të mëdha gjuhësore.

Lëvizja vjen pasi SHBA-të kanë njoftuar planet për të ndërprerë më shumë eksportet e çipave të avancuar në Kinë, si një goditje për Nvidia.

Kufizimet e fundit të eksportit të shpallura nga Washingtoni këtë javë do të bllokojnë shitjet e dy çipave të inteligjencës artificiale të nivelit të lartë Nvidia të krijuara për tregun kinez – A800 dhe H800.

Shefi ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang dhe kryetari i Foxconn, Young Liu, ndanë një skenë në ekspozitën vjetore të teknologjisë së Foxconn në Taipei.

“Një lloj i ri prodhimi është shfaqur – prodhimi i inteligjencës dhe qendrat e të dhënave që e prodhojnë atë janë fabrika të inteligjencës artificiale “, ka thënë Huang.

Po ashtu ai ka shtuar se Foxconn ka ekspertizën dhe shkallën për të ndërtuar këto fabrika globalisht.

Kurse Liu ka thënë se Foxconn po përpiqet të “shndërrohet nga një kompani shërbimesh prodhuese në një kompani zgjidhjeje platformash”, duke përmendur qytetet inteligjente dhe prodhimin inteligjent si aplikacione të tjera për fabrikat e inteligjencës artificiale.

Falë përdorimit të çipave të avancuar të kompanisë në aplikacionet e inteligjencës artificiale, vlera e tregut të aksioneve të Nvidia është rritur në mbi 1 trilion dollarë pasi aksionet u trefishuan këtë vit.

Çka e bëri atë kompaninë e pestë amerikane të tregtuar publikisht që i bashkohet të ashtuquajturit “klubi i trilion dollarëve”, së bashku me Apple, Microsoft, Alphabet dhe Amazon.

The post Nvidia dhe Foxconn do të ndërtojnë ‘fabrika të inteligjencës artificiale’ appeared first on Albanian Post.