Lufta Palestinë – Izrael, Kulla: Shqipëria neutrale, marrëdhënie të mira më të dyja

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka thënë se Shqipëria ka një rol neutral në luftën mes Hamasit dhe Izraelit pasi vendi ynë ka marrëdhënie të mira me të dyja palët. I ftuar në “Zonë e Lirë”, Kulla tha se Shqipëria ka njohur Palestinën dhe ka pasur gjithmonë ambasadë palestineze që nga koha e regjimit komunist. […] The post Lufta Palestinë – Izrael, Kulla: Shqipëria neutrale, marrëdhënie të mira më të dyja appeared first on Newsbomb Albania.

Lufta Palestinë – Izrael, Kulla: Shqipëria neutrale, marrëdhënie të mira më të dyja

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka thënë se Shqipëria ka një rol neutral në luftën mes Hamasit dhe Izraelit pasi vendi ynë ka marrëdhënie të mira me të dyja palët.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Kulla tha se Shqipëria ka njohur Palestinën dhe ka pasur gjithmonë ambasadë palestineze që nga koha e regjimit komunist. Sakaq, ai ka shtuar se në Shqipëri ka palestinezë.

Ndërsa përsa i përket Izraelit, eksperti i sigurisë tha se në vitin 1991 Shqipëria e ka njohur pavarësinë izraelite duke lidhur marrëdhëniet politike dhe diplomatike. Ai u shpreh se Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera më të dyja palët në luftë duke na bërë që të mos mbajmë anë.

“A mund të jemi neutral? Shqipëria ka njohur Palestinën dhe ka pasur gjithmonë ambasadë Palestineze dhe në kohën e komunizmit. Madje ka dhe palestinezë në Shqipëri, ministrat e jashtëm kanë qene në Shqipëri dhe kryeministri. Pra, ne palestinezët i kemi pasur gjithmonë në shtëpi, kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë arabët.

Në 1991 kemi njohur Izraelin, kemi lidhur marrëdhënie politike dhe diplomatike. Sot i kemi të shkëlqyera. Kemi hapur ambasadën kur ka qene Meta kryeministër, pastaj kur ishte Berisha kryeministër, ata hapën ambasadën në Tiranë. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të dyja anët dhe kjo na bën që mos të mbajmë anë”

The post Lufta Palestinë – Izrael, Kulla: Shqipëria neutrale, marrëdhënie të mira më të dyja appeared first on Newsbomb Albania.