Ballkani përballet me Dinamo Zagrebin
Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani, do ta zhvillojë ndeshjen e dytë të fazës grupore të UEFA Conference League. Përballë do ta ketë gjigandin kroat Dinamo Zagreb. Loja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 18:45. Mbetet të shihet nëse kampioni kosovar do të arrijë të shkruajë historinë duke e mposhtur […]


Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani, do ta zhvillojë ndeshjen e dytë të fazës grupore të UEFA Conference League.
Përballë do ta ketë gjigandin kroat Dinamo Zagreb.
Loja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 18:45.
Mbetet të shihet nëse kampioni kosovar do të arrijë të shkruajë historinë duke e mposhtur ekipin e madh nga Kroacia.
Ndeshjen e parë të këtij edicion të kësaj gare evropiane, ekipi nga Suhareka e zhvilloi ndaj Viktoria Plzen.
Në “Doosan Arena”, skuadra e Ilir Dajas humbi me rezultat minimal ndaj ekipit çek.