Denoncoi ish rivalin në SPAK, Lefter Maliqi publikon fotot nga Kuçova: Burgu është pak për Kreshnik Hajdarin
Ish-deputeti Lefter Maliqi i cili ka denoncuar në SPAK ish kundërshtarin e tij politikë në Kuccovë ka renditur shkeljet që sipas tij janë bërë në këtë qyry ku thotë se ka patur 40 miliardë lekë të ardhura në 5 vjet. Maliqi ka publikuar në rrjetet sociale disa foto që tregojnë gjendjen e mjerueshme që ndodhet […] The post Denoncoi ish rivalin në SPAK, Lefter Maliqi publikon fotot nga Kuçova: Burgu është pak për Kreshnik Hajdarin appeared first on Ditar.al.

Ish-deputeti Lefter Maliqi i cili ka denoncuar në SPAK ish kundërshtarin e tij politikë në Kuccovë ka renditur shkeljet që sipas tij janë bërë në këtë qyry ku thotë se ka patur 40 miliardë lekë të ardhura në 5 vjet.
Maliqi ka publikuar në rrjetet sociale disa foto që tregojnë gjendjen e mjerueshme që ndodhet Kuçova, ku çdo objekt duket i degraduar, teksa sipas tij, burgu është pak për “pengun e Salillarit”, Kreshnik Hajdarin.
Ish depueti madje shkon më tej duke thënë se dikush ka ndërhyrë dhe ka joshur prokurorët e “SPAK” me gjithë skandalet që janë denoncuar edhe në emisione investigative.
Postimi i plotë:
Burgu për Hajdarin ‘pengun’ e Salillarit është pak! Duro, se me turp do ikësh nga ajo karrige e popullit, që e ke ndotur me korrupsion e gjithë të zezat! E di që të kanë ndërhyrë e kanë joshur Prokurorët e “SPAK”-ut, me gjithë skandalet që ke bërë të pasqyruara në kallëzime dhe në Emisionin “STOP”, në “TV KLAN”.
E pabesueshme që në 5 vjet, ‘Hajdari i Salillarit’, Kryetar Bashkie, ka manaxhuar mbi 40 Miliardë Lekë të ardhura, grante dhe fonde nga Rilindja dhe shihni Kuçovën si e ka katandisur!
Skandalet në Kuçovë nuk paskan të mbaruar!
2 Milion Euro investimi tek Parku i Ri Qytetit, shikoni si ka përfunduar!
Po tregu mes qytetit si në Kandahar?!
Po “Muzeu Historik” si gërmadhë?!
Po “Shtëpia e Pritjes” si mos më keq?!
Po “Stadiumi i Naftëtarit”pa kushte dhe pa asnjë standart?!
Po “Qendër Kulture” që s’ka fare Bashkia, pasi Kinemanë e privatizuan?!
Po rrugët, kanalizimet si në fshat e qytet si në Mesjetë?!
Po urat nëpër fshatra?!
Po ndriçimi që mungon në mbi 80% të Bashkisë?!
Po pastrimi; kudo plehra e qenë rrugëve?!
Po varrezat plot abuzime?!
Vidhen taksat; abuzohet me to me tendera korruptivë! Tallen me të varfërit, me të pastrehët, me të thjeshtët e të ndershmit! Bashkia është kthyer në emërime nepotike burrë-grua, kushurinjë, krushqi; nderkohë specialistët, intelektualët dhe socialistët e ndershëm rrugëve. Qyteti në mjerim i shpopulluar i braktisur i keqperdorur! Së bashku do largojmë Hajdarin e ‘pengun’ e ish-fatorinos, Oligarkut Salillari dhe ‘Hajdarët’ e tjerë, të korruptuar, që janë pasuruar me taksat tuaja dhe që përdorin pushtetin vetëm për t’u pasuruar.
Bashkinë do jua kthejmë banorëve dhe do të kthehet në “Kantier Ndërtimi”! Do habiteni si ka mundësi që brenda 1 viti, çdo gjë do të ndryshojë ashtu siç e meriton Kuçova e intelektualëve, aviatorëve dhe naftetarëve!
Kurrë mos i gëzofsh as paratë e popullit, as karrigen e grabitur të Bashkisë në “14 Maj”! Kushdo mund të të fal, por njeriu i ligjit s’të fal kurrë, ashtu siç nuk kam falur dhjetra kriminel, që edhe sot janë në burgjet e Shqiperisë! Vazhdo bëj qejf por mos harro gjumin kurrë nuk ke për t’a bërë të qetë se të presin byzylykët shumë shpejt dhe ti e di.Mandati i vjedhur,i grabitur nuk gezohet kurre.



The post Denoncoi ish rivalin në SPAK, Lefter Maliqi publikon fotot nga Kuçova: Burgu është pak për Kreshnik Hajdarin appeared first on Ditar.al.