Deputetët e shumicës dhe të opozitës janë duke vazhduar me bllokimin e punës në Kuvend e në komision

Përgatiti: Benita Zeneli Deputetët e pushtetit dhe ata të opozitës nuk po lëshojnë pe. Tash e një kohë, të dyja palët janë duke e bojkotuar punën e njëra-tjetrës. Derisa opozita nuk po merr pjesë në votime të projektligjeve, deputetët e shumicës, si kundërpërgjigje nuk po marrin pjesë në seanca e komisione. Për monitoruesit e Kuvendit, […] The post Deputetët e shumicës dhe të opozitës janë duke vazhduar me bllokimin e punës në Kuvend e në komision first appeared on ATV. The post Deputetët e shumicës dhe të opozitës janë duke vazhduar me bllokimin e punës në Kuvend e në komision appeared first on ATV.

Deputetët e shumicës dhe të opozitës janë duke vazhduar me bllokimin e punës në Kuvend e në komision

Përgatiti: Benita Zeneli

Deputetët e pushtetit dhe ata të opozitës nuk po lëshojnë pe.

Tash e një kohë, të dyja palët janë duke e bojkotuar punën e njëra-tjetrës. Derisa opozita nuk po merr pjesë në votime të projektligjeve, deputetët e shumicës, si kundërpërgjigje nuk po marrin pjesë në seanca e komisione.

Për monitoruesit e Kuvendit, situata e krijuar është krejtësisht e papranueshme.

“Nuk duhet të jetë e nevojshme shumica për të filluar debate, por vetëm për votime…..”, tha Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Seanca e fundit, në të cilën pushtet e opozitë u bënë bashkë, ishte ajo e 28 shtatorit, në të cilën u miratua Rezoluta me të cilën dënoheshin sulmet e 24 shtatorit në Banjskë.

“Në qoftë se kjo qasje përshkallëzohet për pjesëmarrje, puna parlamentare do ta humbë përveç përmbajtjes, edhe cilësinë. Do të kemi një praktikë ku vetëm pozita merr pjesë dhe rrjedhimisht instrumenti kontrollues që vjen nga opozita mbetet krejtësisht i përmbajtje”, tha Arbër Thaçi nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Përpos deputetëve, në parlamentarizmin e Kosovës për herë të parë ka ndodhur që ministrat e kabinetit qeveritar të mos përgjigjen në pyetje parlamentare. Arsyeje për këtë ishte mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga dy partitë opozitare, PDK dhe AAK.

Seanca e 6 tetorit, ndryshe, ishte e para e këtillë ku parashiheshin pyetjet parlamentare për përgjigje me gojë.

The post Deputetët e shumicës dhe të opozitës janë duke vazhduar me bllokimin e punës në Kuvend e në komision first appeared on ATV.

The post Deputetët e shumicës dhe të opozitës janë duke vazhduar me bllokimin e punës në Kuvend e në komision appeared first on ATV.