I arratisur por me sy e veshë nga Shqipëria, çfarë fshehin reagimet e Arben Ahmetajt
Akuzat e reja të SPAK ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, rikthyen edhe njëherë në qendër të vëmendjes këtë të fundit, i cili reagoi edhe njëherë tjetër nga arratia. SPAK e akuzon Ahmetajn për shpërdorim detyre me dëm 7 miliardë lekë, përsa i përket privatizimit të ish-fabrikës së bukës. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i tij, i […] The post I arratisur por me sy e veshë nga Shqipëria, çfarë fshehin reagimet e Arben Ahmetajt appeared first on Ditar.al.

Akuzat e reja të SPAK ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, rikthyen edhe njëherë në qendër të vëmendjes këtë të fundit, i cili reagoi edhe njëherë tjetër nga arratia.
SPAK e akuzon Ahmetajn për shpërdorim detyre me dëm 7 miliardë lekë, përsa i përket privatizimit të ish-fabrikës së bukës. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i tij, i cili mesa duket, pavarësisht se ndodhet në arrati, është “sy e veshë” nga Shqipëria, duke u informuar për gjithçka ndodh në vendin tonë.
Por ashtu si herët e tjera, pas shfajësimit mbi akuzat që rëndojnë mbi të, Ahmetaj nuk harron të lëshojë edhe disa paralajmërime, të cilat nuk dihet ende se kujt i drejtohen. Ndër rreshta ai shkruan se “ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë ‘delen e zezë’, përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë”.
Por kush është koka e vërtetë e zezë e kopesë?
Duke iu referuar edhe reagimeve të mëhershme, gishti drejtohet në kupolën e Partisë Socialiste, aty ku merren vendimet e rëndësishme dhe ku përgjegjësia nuk është vetëm individuale. Ahmetaj ka denoncuar edhe më herët se ka marrë kërcënime dhe disa persona po mundohen të fshehin të vërtetat, por nuk ka treguar asnjëherë emrat e tyre.
Edhe në reagimin e djeshëm, ish-ministri e mbyll duke thënë se do të japë detaje për të gjitha dosjet që mbajnë emrin e tij, teksa shqiptarët dhe SPAK presin të mësojnë më shumë mbi “të vërtetin” që fshihet pas Arben Ahmetajt.
Pra, reagimet e Arben Ahmetajt nuk janë vetëm për shfajësim, por shërbejnë edhe si paralajmërim për disa të tjerë, që mesa duket mund të “fundosen” nga informacionet e Ahmetajt.
The post I arratisur por me sy e veshë nga Shqipëria, çfarë fshehin reagimet e Arben Ahmetajt appeared first on Ditar.al.