Në Dhomat e Specializuara në Hagë, të martën, ka vazhduar gjykimi ndaj Pjetër Shalës

Përgatiti: Nora Luta Pa masa mbrojtëse, Naser Koqinaj, është paraqitur në bankën e dëshmitarit në procesin gjyqësor për krime lufte ndaj Pjetër Shalës, që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë. Koqinaj, që është dëshmitari i tretë i mbrojtjes, ka pohuar se gjatë periudhës së luftës nuk ka pasur njohuri për asnjë […] The post Në Dhomat e Specializuara në Hagë, të martën, ka vazhduar gjykimi ndaj Pjetër Shalës first appeared on ATV. The post Në Dhomat e Specializuara në Hagë, të martën, ka vazhduar gjykimi ndaj Pjetër Shalës appeared first on ATV.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, të martën, ka vazhduar gjykimi ndaj Pjetër Shalës

Përgatiti: Nora Luta

Pa masa mbrojtëse, Naser Koqinaj, është paraqitur në bankën e dëshmitarit në procesin gjyqësor për krime lufte ndaj Pjetër Shalës, që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë. Koqinaj, që është dëshmitari i tretë i mbrojtjes, ka pohuar se gjatë periudhës së luftës nuk ka pasur njohuri për asnjë person me nofkën “Ujku”.

Koqinaj është pyetur për periudhën kur ishte pjesë e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e deri në përfundim të luftës. Ai ka rrëfyer për angazhimin e tij në Kukës, që kishte për shpërndarjen e uniformave të UÇK-së deri në përfundim të luftës.

Sipas tij, në magazinën në Kukës nuk ka fjetur askush në të asnjëherë, pasi ishte e destinuar vetëm për uniforma. Ai ka thënë se personi përgjegjës i saj ishte Rexhep Kelmendi.

Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021, dhe akuzohet për krime lufte gjatë majit dhe qershorit të vitit 1999, të kryera sipas aktakuzës në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë, e cila pretendohet se u përdor nga UÇK-ja.

The post Në Dhomat e Specializuara në Hagë, të martën, ka vazhduar gjykimi ndaj Pjetër Shalës first appeared on ATV.

The post Në Dhomat e Specializuara në Hagë, të martën, ka vazhduar gjykimi ndaj Pjetër Shalës appeared first on ATV.