Ngrohja e iPhone 15, Apple identifikon problemin
Apple të shtunën ka thënë se ka identifikuar disa probleme tek iPhonet 15. Defekti ka të bëjë me softuerin IOS 17 i cili, sipas kompanisë, do të rregullohet në një përditësim të ardhshëm. Pas ankesave se telefonat e rinj po ngrohen shumë, Apple ka njoftuar se pajisje ngrohet ditët e para, pas konfigurimit të pajisjes […] The post Ngrohja e iPhone 15, Apple identifikon problemin first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.


Apple të shtunën ka thënë se ka identifikuar disa probleme tek iPhonet 15. Defekti ka të bëjë me softuerin IOS 17 i cili, sipas kompanisë, do të rregullohet në një përditësim të ardhshëm.
Pas ankesave se telefonat e rinj po ngrohen shumë, Apple ka njoftuar se pajisje ngrohet ditët e para, pas konfigurimit të pajisjes për shkak të rritjes së aktivitetit.
“Një çështje tjetër përfshin disa përditësime të fundit të aplikacioneve që po e mbingarkojnë sistemin”, tha Apple, shkruan Reuters.
Aplikacionet e palëve të treta që shkaktojnë problemin përfshijnë lojën Asphalt 9; Instagrami i Metës (META.O); dhe Uber, sipas kompanisë. Instagram tashmë e rregulloi problemin me aplikacionin e tij më 27 shtator.
Rregullimi i ardhshëm i gabimeve në iOS 17 nuk do të ulë performancën për të adresuar temperaturën e iPhone.
Kompania me seli në Cupertino, Kaliforni tha se iPhone 15 Pro dhe Pro Max nuk kanë telashe me mbinxehje për shkak të dizajnit.
The post Ngrohja e iPhone 15, Apple identifikon problemin first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.