Olta flet për herë të parë për marrëdhënien e saj me Luizin, pas filmit!
Olta Gixhari e ftuar në emisionin “Më lër të flas” foli për herë të parë për marrëdhënien e saj me Luizin, pas filmit. U përfol se gjatë xhirimeve të “Në Kuadër të Dashurisë” Olta dhe Luizi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin, ndërsa sherrin e “pohoi” edhe heshtja e aktores. Aktorja shmangu pyetjen nëse flasin apo […]

Olta Gixhari e ftuar në emisionin “Më lër të flas”
foli për herë të parë për marrëdhënien e saj me Luizin, pas filmit.
U përfol se gjatë xhirimeve të “Në Kuadër të Dashurisë”
Olta dhe Luizi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin, ndërsa sherrin e “pohoi” edhe heshtja e aktores.
Aktorja shmangu pyetjen nëse flasin apo jo me njëri-tjetrin.
Por si aktor ajo e vlerësoi me notën 10 Luizin, vetëm se kishte luajtur krah saj.
Luizi në film ka luajtur veten, tha Olta.
“Mua më shijoi në film ai. Ishte shumë organik. Ishte ai, ka luajtur veten. Dhe shumë mirë, sepse ndonjëherë kur sforcohesh të bësh gjëra të mëdha, gabon. Edhe skenat që kishim bashkë, më shijuan shumë. Ishin shumë momente të virgjëra, shumë të lezetshme”.