Pas disa javësh me pushime dhe projekte në Kosovë, Linda Halimi rikthehet në Amerikë
Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Amerikë ku edhe ndodhet familja e saj. Megjithatë, për disa javë artistja u rithye në Kosovë dhe Shqipëri për të pushuar, por edhe për të punuar për projekte të reja. Ndërkohë, së fundmi Linda ka njoftuar se tashmë qëndrimit të saj këtu i […]

Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Amerikë ku edhe ndodhet familja e saj.
Megjithatë, për disa javë artistja u rithye në Kosovë dhe Shqipëri për të pushuar, por edhe për të punuar për projekte të reja.
Ndërkohë, së fundmi Linda ka njoftuar se tashmë qëndrimit të saj këtu i ka ardhur fundi dhe se ajo rikthehet sërish në Amerikë.

Autorja e “Ndihme” postoi fillimisht foto nga aeroporti në të cilin ka falënderuar për dashurinë që mori përgjatë kësaj kohe në vendlindjen e saj, ndërsa tha se ka ardhur koha për tu kthyer në shtëpi.
“Kosovë, Shqipëri. Falemnderit për dashninë. E kam shijuar çdo sekondë. Koha për të shkuar në shtëpi”, ka shkruar Linda.

Më pas ajo ndau pamje edhe me të mbërritur në Chicago.
Ndryshe, theksojmë që Linda së fundmi u përfol për një pjesëmarrje të mundshme në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, por që nuk është konfirmuar nga ana e saj.
