Plas keq mes Ronaldos dhe Palomës: Nga të del gjithë ai m…

Rudina Demneri e njohur si Paloma e ftuar në “DWTS Fan Club”, ka komentuar Ronaldon si konkurrent i “Dancing with the stars” dhe tha se bën mirë të prezantojë programin “Mos i bjer me top” sepse kërcimi nuk është fusha e tij. Kësaj deklarate i është përgjigjur vetë Ronaldo me anë të disa postimeve në […]

Plas keq mes Ronaldos dhe Palomës: Nga të del gjithë ai m…

Rudina Demneri e njohur si Paloma e ftuar në “DWTS Fan Club”, ka komentuar Ronaldon si konkurrent i “Dancing with the stars” dhe tha se bën mirë të prezantojë programin “Mos i bjer me top” sepse kërcimi nuk është fusha e tij.

Kësaj deklarate i është përgjigjur vetë Ronaldo me anë të disa postimeve në Instastory.

“Paloma, fansja ime më e zjarrtë. Unë e kam pëlqyer dhe duartrokitur gjithmonë punën tënde.

Kjo nuk do të thotë që ti të pëlqesh me patjetër gjërat që bëj unë.

Por realisht nuk e kuptova nga të dilte gjithë ai mllef kur po flisje në “DËTS”. Ti mund të kritikosh, siç bëj edhe unë por pa mllef.

Ka vend për të gjithë. Sa më i pastër shpirti, aq më shumë shkëlqen fytyra.

Kur nuk ke operacione plastike sigurisht.”, ka shkruar Ronaldo.