Plas keq në emision/ Shqipe Hysenaj kapet keq me Kristin: Mbahet si i virgjër, por q…

Të dielën, në një dalje televizive ishin të ftuar Krist Dragot dhe Shqipe Hysenaj për të diskutuar rreth temës: “A e meritojmë hapësirën televizive?”. Një ndër të parat, ka folur Shqipja, e cila fillimisht ka dalë nga tema duke ironizuar dy prej djemve që kishte në krahë. Fillimisht, ajo shprehu për ish-konkurrentin e spektaklit “Përputhen”, […]

Plas keq në emision/ Shqipe Hysenaj kapet keq me Kristin: Mbahet si i virgjër, por q…

Të dielën, në një dalje televizive ishin të ftuar Krist Dragot dhe Shqipe Hysenaj për të diskutuar rreth temës: “A e meritojmë hapësirën televizive?”.

Një ndër të parat, ka folur Shqipja, e cila fillimisht ka dalë nga tema duke ironizuar dy prej djemve që kishte në krahë.

Fillimisht, ajo shprehu për ish-konkurrentin e spektaklit “Përputhen”, Fatjon Kuqari, se është njeriu më i zgjuar në panel, ku më pas shtoi se ai është një ndër personat që se meriton kohën televizive.

“Për Fatjonin s’e di a e meriton të jetë pjesë e televizionit, se herë flet, e herë s’flet,” u shpreh ajo.

Më pas kaloi nga ish-finalisti i spektaklit televiziv “BBV2”, Krist Dragot, duke thënë se në vendin tonë mbahet si i virgjër.

“Jam e privilegjuar që ndodhem në këtë kolltuk, sepse nga ana ime e djathtë kam Fatjon Kuqarin, i cili është njeriu më i zgjuar sot për sot, dhe në anën e majtë kam Kristi Dragotin, që mbahet si një njeri i virgjër këtu ku jemi ne,” shtoi Shqipja