‘Po, jam bixhozxhi’! Pas rrëfimit të Vivien, vjen reagimi i menjëhershëm i Getinjos
Pas kësaj deklarate, i menjëhershëm ka qënë reagimi i Getinjos, i cili ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, duke pranuar publikisht se është i varur nga bixhozi. Në një intervistë ekskluzive për “Mos i bjer me top”, drejtuar nga Ronaldo Sharka dhe Erjola Doçi, modelja bukuroshe ka folur për herë të […]


Pas kësaj deklarate, i menjëhershëm ka qënë reagimi i Getinjos, i cili ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, duke pranuar publikisht se është i varur nga bixhozi.
Në një intervistë ekskluzive për “Mos i bjer me top”, drejtuar nga Ronaldo Sharka dhe Erjola Doçi, modelja bukuroshe ka folur për herë të parë për Getinjo, duke zbuluar arsyen e vërtetë që fshihet pas ndarjes së tyre.
Mes lotësh, Viven ka treguar se ndarja e tyre nuk ka ardhur për shkak të ndonjë tradhtie apo sherri të madh por në fakt Getinjo është i varur nga lojërat e fatit dhe ishte pikërisht kjo arsyeja që marrëdhënia e çiftit mori fund.
Pas kësaj deklarate, i menjëhershëm ka qënë reagimi i Getinjos, i cili ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, duke shkruar:
“Edhe po, unë jam bixhozxhi. Nuk krenohem me këtë gjë por njerëzit rreth meje edhe familja ime, kurrë nuk kanë parë sherr apo të kenë vuajtur prej meje. Mos m’i ngacmoni nervat duke u qurravitur nëpër komente dhe duke me bërë “tag” nëpër intervista sepse nuk jam kështu lloj kategorie unë. Nuk bëj gjëra intime dhe gjeste për vëmendje. Paqe. Shikoni jetën përpara“, shkruan reperi në “InstaStory”.
Ai gjithashtu ka publikuar një video, duke nënkuptuar se e ka ditur shumë mirë që do vinte ky reagim nga ana e Vivien dhe se nuk është e lehtë që atij t’i rëndohet pesha e fajit.
“Kështu jam dhe nuk kam për të ndryshuar kurrë”, ka thënë këngëtari, duke shtuar se Vivien e ka bërë gjithçka për vëmendje.