Reagon avokati i Laert Haxhiut nga Greqia: Nuk u vendos ekstradimi, seanca u shty për datë tjetër

Ka reaguar nga Greqia avokati i Laert Haxhiut, duke pohuar se Gjykata e Përgjithshme e Apelit në Athinë, nuk ka marë asnjë vendim dhe ska shprehur qëndrim për ekstradimin e Laert Haxhiut në Shqipëri. Avokati theksoi se seanca e parë në Apel e planifikuar ditën e sotme për ekstradimin ose jo të Laert Haxhiut, është […] The post Reagon avokati i Laert Haxhiut nga Greqia: Nuk u vendos ekstradimi, seanca u shty për datë tjetër appeared first on Ditar.al.

Reagon avokati i Laert Haxhiut nga Greqia: Nuk u vendos ekstradimi, seanca u shty për datë tjetër

Ka reaguar nga Greqia avokati i Laert Haxhiut, duke pohuar se Gjykata e Përgjithshme e Apelit në Athinë, nuk ka marë asnjë vendim dhe ska shprehur qëndrim për ekstradimin e Laert Haxhiut në Shqipëri.

Avokati theksoi se seanca e parë në Apel e planifikuar ditën e sotme për ekstradimin ose jo të Laert Haxhiut, është shtyrë për një datë tjetër.

Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e përkëthyeses në seancë gjyqësore.

Nisur nga kjo situatë gjykata e shtyu seancën në një datë tjetër.

Ndërsa pritet që në datën 20 tetor 2023 e njëjta gjykatë të shprehet për ekstradimin ose jo të Fordeus Berberit, që akuzohet për Vrasjen me dashje” të mbetur në tentativë në dëm të Johan Muçllarit ngjarje e ndodhur në Pogradec.

Sipas avokatit në rast se Apeli urdhëron ekstradimin e Laert Haxhiut në Shqipëri, firmën e fundit e ka ministri i Drejtësisë Greke për transferimin e këtij personi në Shqipëri.

The post Reagon avokati i Laert Haxhiut nga Greqia: Nuk u vendos ekstradimi, seanca u shty për datë tjetër appeared first on Ditar.al.